Gjuha e katërt misterioze e Zvicrës: shumë pak e flasin, akoma edhe më pak e njohin

Mos i humb

Pavarësisht se Romansh është një prej katër gjuhëve kombëtare të Zvicrës, më pak se 0.5 për qind mund t’i përgjigjen pyetjes – ‘A flet Romansh’-  me një “po”.

Romansh është një gjuhë neo-latine, vendase vetëm për kantonin më të madh të Zvicrës, Graubünden, vendosur në qoshen jug-lindore të vendit. Gjatë shekullit të fundit, numri i folësve të Romanshit ka rënë me 50 për qind në një shifër të pakët prej 60 mijë personash. Udhëtarët në kanton ende mund të shohin romansh në shenjat rrugore, apo ta dëgjojnë në restorante ku ata përshëndeten me “Allegra” (Mirësevjen). Por gati 40 për qind e folësve të romansh janë larguar nga zona për mundësi më të mira punësimi në vende si Cyrihu dhe është e rrallë që të shohësh apo të dëgjosh romansh jashtë kantonit. Në një vend kaq të vogël, a mundet një gjuhë e folur prej vetëm një pjese shumë të vogël të popullsisë, të mbijetojë, apo ajo është e dënuar të zhduket ashtu si dinozaurët apo zogjtë dodo?

Romansh besohet se e ka origjinën rreth shekullit të 15-të kur romakët pushtuan Rhaetia, që është tani kantoni Graubünden. Romansh është rezultat i kombinimit të latinishtes së rëndomtë të folur nga ushtarët dhe kolonizatorët, dhe rhaetanishtes, gjuhës së popullit vendas. Kjo gjuhë e re hibride u shndërrua në gjuhë primare në zonë brenda shekullit të 15-të, kur kantoni u bashkua për herë të parë në një konfederatë të njohur si Shteti i Lirë i Tre Ligave.

Ligat përdornin gjermanishten si gjuhën e tyre të parë, dhe për shkak se fshatarët lokalë ishin të izoluar në 150 luginat e zonës malore, romansh u fragmentua në pesë dialekte me pak ndryshime, secila prej tyre edhe me gjuhën e vet të shkruar. Kjo mungesë e standardeve të unifikuara dobësoi mundësinë e romansh për t’u rritur në mënyrën si ndodhi me gjermanishten apo frëngjishten në vend. Shumë e më shumë gjermanë erdhën në zonë, dhe deri në shekullin e 19-të, kantoni inkurajoi banorët e tij romansh të mësonin gjermanisht. Sot, gjermanishtja është gjuha mbizotëruese në Graubünden.

Mund të mendohet se ky ishte fundi për romansh, por zviceranët janë krenarë për kulturën e tyre dhe në vitin 1938 më shumë se 90 për qind e vendit votoi që ta bënte romansh gjuhë zyrtare kombëtare. Qeveria zvicerane shpenzon rreth 7.6 franga në vit për të promovuar dhe ruajtur gjuhën romansh.

Pavarësisht se Romansh është gjuha e katërt zyrtare kombëtare, rrallë mund ta dëgjosh të flitet jashtë kantonit Graubünden.

Për shkak se sensi ekonomik dhe prakticiteti i të pasurit një gjuhë zyrtare me pesë idioma ishte i pavolitshëm, në vitin  1982 u zhvilluar një version artificial, i unifikuar i Romansh (Rumantsch Grischun) nga Henrich Schmid,  linguist nga universiteti i Cyrihut, dhe nga Lia Rumantscha, organizatë jo-fitimprurëse e kushtuar ndaj ruajtjes dhe promovimit të gjuhës dhe kulturës Romansh. Që prej vitit 1996, romansh e unifikuar ka shërbyer si gjuhë administrative, por njerëzit e kantonit Graubünden rezistuan në heqjen dorë nga dialektet e tyre në favor të versionit të përbashkët.

“Folësit individualë e shohin unifikimin si një kërcënim madhor për dialektin e tyre origjinal apo idiomën”, shpjegon Daniel Telli, kreu i njësisë Lingua në organizatën Lia Rumantscha. “Ata vazhdimisht e konsiderojnë gjuhën e unifikuar si artificiale, ndërsa varietetin që përdorin si gjuhën e zemrës”.

Pa gjuhë, humbin shumë aspekte të kulturës.

Gjuha ekziston për t’u përcjellë brezave të ardhshëm kulturën e një populli, kështu që ka kuptim që çdo zonë është protektive ndaj dialektit të vet unik. Kur bota humbet një gjuhë, si humbet çdo dy javë, ne kolektivisht humbim njohuritë nga brezat e mëparshëm.

“Gjuha është shprehje e spikatur dhe e rëndësishme e identitetit kulturor, dhe pa gjuhën mund të humbasësh shumë aspekte të kulturës”, thotë Dr Gregory Anderson, drejtor i Institutit të Gjuhëve të Gjalla për Gjuhët në zhdukje.

Pa gjuhën Romansh kush mund të garantojë se zakone si Chalandamarz, festival i lashtë në luginën Engadine që shënon fundin e dimrit dhe ardhjen e pranverës, do të mbijetojë; apo receta lokale tradicionale si kapuni do të mund të harrohen.

“Romansh kontribuon në mënyrën e saj për një Zvicër shumë-gjuhëshe”, thotë Telli. “Dhe në një nivel tjetër, vdekja e një gjuhe përfshin humbjen e mënyrës unike për të parë dhe përshkruar botën”.

Por, numri i folësve të Romansh vijon të tkurret pasi banorët e Graubünden po i japin më shumë rëndësi gjuhëve të mëdha. Në shumë shkolla të Graubünden, gjermanishtja është gjuha kryesore e mësimit, me vetëm pak fshatra më të vegjël që ende vijojnë të japin mësim në një përzjerje të dialektit të tyre specifik me Romansh e unifikuar. Pjesa më e madhe e shkollave ofrojnë mësime të gjuhës Romansh, por nuk bëhet fjalë për klasa të detyrueshme. Maja Gartmann, profesioniste e marrëdhënieve publike e cila jeton në Graubünden, për shembull, zgjodhi të mësojë frëngjishten, italishten dhe anglishten në vend të dialektit të zonës, gjuhë që do t’i mundësonin më shumë në një ekonomi të globalizuar.

Pa gjuhën Romansh, traditat e kantonit Graubünden dhe recetat e kuzhinës tradicionale, si kjo këtu, nuk do të mbijetonin.Pa gjuhën Romansh, traditat e kantonit Graubünden dhe recetat e kuzhinës tradicionale, si kjo këtu, nuk do të mbijetonin.

Sidoqoftë, ka shpresë në horizont: në vitet e fundit, ka pasur një rritje të interesit për gjuhën Romansh që mund të ndihmojë në rigjallërimin e saj.

Në mënyrë ironike, është globalizimi që mund ta ketë sjellë këtë trend.

“Vite më parë, askush nuk dëshironte gjëra që ishin tradicionale zvicerane, por tani njerëzit janë të lodhur me gjithçka që është e njëjtë gjithandej. Shihet si një gjë e re dhe në modë të kthehesh pas në rrënjët e tua dhe të jesh më shumë lokalist sesa globalist”, thotë Gartmann.

“Tani njerëzit janë krenarë të flasin Romansh, për shkak se është ndryshe dhe gjuhë e rrallë, dhe çdo gjë që është e rrallë dhe ekskluzive është interesante ditëve të sotme”.

Ka një televizion dhe stacion radioje dhe një gazetë në Romansh, të gjitha përdorin një përzjerje të gjuhës së unifikuar dhe dialekteve të ndryshme; librari si Provini Il Palantin, ku ndodhet një nga përzgjedhjet më të mëdha të librave në Romansh në kanton. Ka madje, edhe një grup hip-hopi që këndon në Romansh.

“Të gjithë në grupin tonë jemi rritur në Grison [Graubünden],” thotë një anëtar. “Gjuha në rrep është mjet për t’u shprehur dhe nëse nuk bën rrep në gjuhën amtare, merresh më shumë me përdorimin e mjetit sesa me shprehjen e lirë të mendimeve dhe ideve. Nuk patëm idenë të promovojmë gjuhën me punët tona muzikore, por nëse ne mund ta promovojmë gjuhën Romansh, është një ndikim i mirëpritur”.

Rritja e interesit në gjuhën Romansh mund të ndihmojë në gjallërimin e saj.

Dhe teknologjia po ndihmon në rilindjen e gjuhëve në zbehje si Romansh. Gjuha jeton në faqet e internetit dhe në blogje, në reklamime online që ndihmojnë të mësosh gjuhën, në përkthim online dhe në mediat sociale, sidomos mes të rinjve. Gjiganti i teknologjisë, Google nisi projektin e gjuhëve të rrezikuara për të ruajtur ato që ndodhen në pikën e zhdukjes dhe midis tyre është edhe gjuha Romansh.

Një varg nga poema e shekullit të 19-të, “Al pievel romontsch” (Për popullin Romansh) nga Giachen Caspar Muoth u mëson njerëzve të “Ngrihuni dhe mbroni gjuhën tuaj të lashtë, Romansh!”. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse mjaftueshëm banorë të kantonit besojnë se ruajtja e kulturës historike të zonës dhe gjuhën e saj, është diçka që ia vlen në shekullin e 21-të.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit