Haradinaj: Bizneset humbin mbi 300 milion në vit për shkak të energjisë

Mos i humb

Bizneset po humbin mbi 300 milion në vit për shkak të energjisë, kështu u shpreh sot Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili fajësoj Bankën botërore për vonim në këtë proces dhe në fund është tërhequr nga ky investim.

Haradinaj theksoi se Kosova është vendi ku mund të bëhet biznes si dhe Kosova ka ligje të avancuar për të bërë biznes.

“Kosova është vendi ku numërohet për të bërë biznes, Kuvendi vendos për pakot parametra se si duhet të bëhet biznesi. Kosova ka ligje të avancuara të të bërit biznes. Ne kemi një hendikep me energji për të bërë biznes. Bizneset humbin mbi 300 milion në vit për shkak të energjisë. Banka botërore na ka vonuar në këtë proces dhe në fund është tërhequr nga ky investim” u shpreh Haradinaj.

Me tutje, kreu i vendit tha se Qeveria ka ndarë 12 milion euro për ministrinë e inovacionit për ndërrmarrësi.

“Duhet të kemi energji bazë dhe jo vetëm të ripërtritshme.J emi në përpjekje që të përmirësohet energjia me burime të qëndrueshme të vendit. Si qeveri do të japim kontributin tonë për  përkrahjen në sipërmarrësi. 12 milion janë ndar për ministrinë e inovacionit për inovacion dhe ndërrmarrësi”, tha Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit