Haradinaj: Do ta fuqizojmë edhe më tej partneritetin me shtetin e Iowa-s

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e fundit të qëndrimit në SHBA, ka zhvilluar vizitë shtetërore në shtetin e Iowa-së. Haradinaj është pritur me nderime të larta nga garda e nderit dhe Guvernatorja Kim Reynolds.

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se përveq guvernatores Reynolds, ka takuar edhe sekretarin e shtetit, Paul Rate, ku temë diskutimi ishte marëdhënia e shkëlqyer në mes të Kosovës e shtetit të Iowa-së.

Ja postimi i tij:

Gjatë vizitës shtetërore në Iowa, ishte kënaqësi të bashkëbisedoj me Guvernatoren Kim Reynolds dhe Sekretarin e Shtetit, Paul Rate, për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona. Partneritetin me shtetin e Iowa-s do ta fuqizojmë edhe më tej me bashkëpunim të shtuar në mes të mekanizmave ekonomikë, në fushën e sigurisë dhe në shumë fusha tjera me interes të përbashkët./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit