Haradinaj: Mos u gëzoni shumë nesë për vizat

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk pret gëzim të madh për ditën e nesërme, kur edhe pritet sinjali pozitiv nga BE për liberalizim të vizave për Kosovën. Ai si kryeministër i vendit porosit qytetarët që nesër mos të gëzohen shumë nesër sepse puna nuk kryhet menjëher.

I pyetur nga Kosova Post se a ka myzhde të mirë nesër nga BE për vizat, Haradinaj tha se  do të jetë raporti pozitiv për viza,  por që sipas tij nuk duhet gëzuar shumë sepse ka shumë punë për tu bërë.

“Nuk kryhet puna nesër, nesër do të jetë një prej tre  vendimeve, është vetëm vendimi i Komisionit, pra hapet rruga për liberalizimin por nuk bon me u gëzu shumë, sepse vetëm një pengesë largohet nesër”. tha Haradinaj në konferencën për gazetarë pas mbledhjes se qeverisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit