Haradinaj: Sot kam dhënë detyrë që flamuri i Kosovës të vendoset te rrethi

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e flamurit shtetëror te rrethi në Prishtinë.

“Sot kam dhënë detyrë që flamuri i Kosovës te vendoset te rrethi. S’ka shqiptar që se nderon flamurin shqiptar”, tha Haradinaj.

Duke komentuar debatet e këtyre ditëve për vendosjen e flamurit kombëtar dhe atij shtetëror, Haradinaj ka kërkuar konstruktivitet.

Ishte paralajmëruar se flamuri i Kosovës do të vendoset sot “Te Rrethi” pranë atij kombëtar i cili tash e sa kohë është vendosur nga një ish zyrtar i komunës së Prishtinës.

Ndërsa, kryetari i komunës Shpend Ahmeti ka thënë se kjo është përgjegjësi e Qeverisë. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit