Hoti: Propozimi i Thaçit për korrigjim kufijsh po i ushqyen shpresa e serbëve se Kosova mund të ndahet

Mos i humb

 

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se propozimi kontravers i Presidentit për korrigjim kufijsh i ka dëmtuar në thelb përpjekjet e kahmotshme, tonat dhe të bashkësisë ndërkombëtare, për të krijuar rrethana të favorshme për komunitetin serb që të jetë pjesë aktive dhe e barabartë e jetës institucionale në Kosovës.

Sipas tij, ky propozim po i ushqyen edhe shpresat e serbëve se Kosova mund të ndahet dhe një pjesë e saj mund t’i bashkëngjitet Serbisë.

“Kaq vite mund, investime dhe punë nga ne dhe miqtë tanë ndërkombëtar tash po dëmtohen nga Presidenti i shtetit, i cili në fakt do të duhej të ishte gardian i rendit kushtetues dhe kundërshtues ndaj ideve të tilla kundërkushtetuese”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Postimi i plotë i Hotit:

QEVERIA E RE DO TË ELIMINOJË PASIGURINË POLITIKE QË KA KRIJUAR PROPOZIMI I PRESIDENTIT PËR KORIGJIM KUFIJSH

Propozimi kontravers i Presidentit për korigjim kufijsh i ka dëmtuar në thelb përpjekjet e kahmotshme, tonat dhe të bashkësisë ndërkombëtare, për të krijuar rrethana të favorshme për komunitetin serb që të jetë pjesë aktive dhe e barabartë e jetës institucionale në Kosovës.

Propozimi për korigjim kufijsh po ndihmon drejtëpërdrejt politikën refuzuese të përfaqësuesve politik të komunitetit serb ndaj institucioneve të Kosovës, si dhe po i ushqyen shpresa e tyre se Kosova mund të ndahet dhe një pjesë e saj mund t’i bashkangjitet Serbisë.

Kaq vite mund, investime dhe punë nga ne dhe miqtë tanë ndërkombëtar tash po dëmtohen nga Presidenti i shtetit, i cili në fakt do të duhej të ishte gardian i rendit kushtetues dhe kundërshtues ndaj ideve të tilla kundërkushtetuese.

Zgjedhjet e reja do të nxjerrin një qeveri dhe kuvend legjitim, që marrin në dorë fatin e vendit dhe nuk e lejojnë Presidentin të bëjë pazar me shtetësinë e Kosovës.

Qeveria e re do të eliminojë pasigurinë politike që ka kapluar shtetin e Kosovës dhe ka çorientuar miqtë tanë ndërkombëtar lidhur me atë se çfarë duan qytetarët e Kosovës.

Ne mbesim të palëkundur në idealin tonë për një Kosovë demokratike e të pavarur në tërësinë e saj territoriale, të zhvilluar në çdo cep të saj e me mundësi të barabarta për të gjithë pa dallim, të integruar në BE dhe NATO, si dhe në miqësi të përhershme me SHBA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit