Ilir Meta në Kavajë për dhurimin e gjakut: Dekretimi i Cakajt, sipas afateve dhe kushtetutës

Mos i humb

Presidenti i Vendit, Ilir Meta u shpreh sot nga Kavaja se mosdekretimi i shkarkimit Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe dekretimi i kandidaturës së propozuar të Gent Cakajt për shefin e diplomacisë po bëhet sipas kushtetutës, ndërsa nuk komentoi qëndrimin e tij për ndarjen e kufijve Kosovë- Serbi.

“Unë po përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese që ka presidenti në këtë rast, sikur e keni vënë re, të gjithë propozimet janë konfirmuar menjëherë që vijë nga politika dhe nga kuvendi pasi janë përfaqësues që vijnë nga disa filtra në të kaluarën përsa i takon integritetit të tyre publik. Për të gjithë emrat e rinj apo figurat e reja që promovohen dhe propozohen për ministra po bëhet detyra normale me shumë përgjegjësi për verifikim e integritetit të tyre në mënyrë që të respektojmë institucionin e ministrit si një institucion shumë i rëndësishmë kushtetues.” Brenda afateve, sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo duke pritur orët e fundit por kjo do të varet nga përgjigja e institucioneve që ne u jemi drejtuar do të bëjmë të gjitha veprimet përfundimtare publike me transparencë maksimale”, tha presidenti Meta.

Ndërkohë duke u ndalur tek aktiviteti i dhurimit të gjakut ku Kavaja u bë qyteti i parë për 2019 si mbështetëse e Aleancës së Dhurimit të Gjakut, Meta tha se: “Procesin e dhurimit të gjakut po e nisim nga Kavaja dhe dua të falenderoj Kryetarin e Bashkisë së Kavajës që ju përgjigj pozitivisht thirrjes. Po kështu edhe të gjithë qytetarët që sot ndodhen këtu në një proces shëmbullor të dhurimit të gjakut. Janari dhe Shkurti janë muaj të vështirë prandaj është e rëndësishme të rrisim sensibilizimin tonë dhe të organizojmë sa më shumë seanca që të mos ketë mungesë gjkau për të gjithë ata qytetarë të cilët kanë nevoja të vazhdueshme apo të gjithë të tjerëve që kanë nevojë për shkak të aksidenteve të ndryshme që ndodhin dhe të domosdoshmërisë për t’iu përgjigjur këtij detyrimi mjaft human dhe njerëzor. Besoj që Kavaja do të ketë këmbën e mbarë, shumë shpejt do të organizojmë edhe seanaca të tjera që të mos kemi një krizë apo mungesë të dhurimit të gjakut për të gjithë qytetarët tanë kudo në të gjithë vendin”, u shpreh Meta.

Gjatë vizitës në Kavajë Presidenti Meta u shoqërua edhe nga Kryetari i Bashkisë z. Isa Sakja, i cili ishte ndër dhuruesit e parë të gjakut duke mbështetur kështu nismën e Presidentit Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit