IOM: Këtë vit më shumë migrantë përmes detit kanë arritur në Spanjë

Mos i humb

Organizata ndërkombëtare për migracion (IOM) e Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se numri i migrantëve dhe refugjatëve që këtë vit përmes detit kanë ardhur në Spanjë është më i madh se numri i atyre që kanë arritur në Itali.

IOM njoftoi se në Spanjë deri më 15 korrik arritën 18.016 migrantë, ndërsa në periudhën e njëjtë në Itali 17.827. Më tej thuhet se është regjistruar rritje e numrit të migrantëve të arritur në Greqi dhe Spanjë në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa në Itali kanë rënë për madje 80 për qind.

Numri i përgjithshëm i migrantëve që këtë vit kanë arritur përmes detit në Europë është 50.872, në krahasim me 107.746 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ose madje 241.859 deri më 15 korrik të vitit 2016.

Nga IOM theksojnë se këtë vit duke kaluar detin jetën e kanë humbur rreth 1.400 persona./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit