Irak, vriten 3 sulmues vetëvrasës afër Mosulit

Mos i humb

Forcat irakiane sot kanë qëlluar për vdekje tre vetëvrasës me bomba afër qytetit verior të Mosulit, bëri të ditur një oficer i ushtrisë irakiane.

Forcat speciale të Irakut bastisën një strehë të militantëve të DEASH-it në qytetin al-Bir, 45 kilometra në juglindje të Mosulit, pas paralajmërimit nga banorët vendas, tha për AA nënkoloneli Abdel-Salam al-Jabouri.

“Tre sulmues të veshur me rripa shpërthyese u vranë gjatë bastisjes”, tha ai.

Ai tha se sulmuesit e vrarë ishin të gjithë shtetas irakianë.

Asnjë viktimë nuk është raportuar në mesin e forcave irakiane./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit