Ismaili i kundërpërgjigjet LDK-së

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i është kundërpërgjigjur akuzave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kolapsin në shëndetësisë.

Ismaili përmes një statusi në Facebook, ka thënë që është e vërtetë se ka një kolaps, por ai është kolaps i së keqes që e ka lënë LDK-ja në shëndetësi.

Më tutje, i pari i Shëndetësisë, ka ftuar LDK-në që të jenë përkrahës e jo pengues të reformave.

Ndryshe, deputetët e LDK-së, Haxhi Avdyli dhe Naser Rugova, në një konferencë për media, sot kanë akuzuar ministrin Ismailin se nuk është duke bërë punë por vetëm propagandë në Facebook.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Ismailit:

LDK-ja, e cila ka shkatërruar sistemin shëndetësor për 10 vjet me radhë dhe e ka varfëruar qytetarin, sot flet për kolaps në këtë sektor. Është e vërtetë se ka një kolaps, por ai është kolapsi i së keqes, të cilin e ka lënë trashëgim kjo parti që mbi shëndetësinë kishte një lloj monopoli politik.

Ndaljes së korrupsionit në blerjen e barnave prej 6 milionë eurosh; rritjes së pagave për profesionistët shëndetësorë; dhe shërbimit 24 orësh për kujdesin e zemrës dhe stentimin, të cilat janë vetëm një pjesë e vitit më të suksesshëm që ka pasur shëndetësia pas luftës, do të duhej t’u gëzohej edhe LDK-ja.

Fakti që janë kryer më shumë punë brenda vetëm një viti sesa gjatë tri mandateve të LDK-së, duhet të jetë pikëlluese për ta, por unë i ftoj të jenë përkrahës e jo pengues të reformave në shëndetësi, prej të cilave përfitojnë qytetarët tanë, pa dallime partiake.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit