Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza

Mos i humb

Forcat ajrore izraelite kanë kryer dy sulme në zonën e enklavës palestineze të bllokuar të Gazës.

Ushtria izraelite njoftoi se sulmet u kryen në orët e hershme të mëngjesit dhe se cak i sulmeve ishin pozicionet e lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas.

Po ashtu në deklaratë thuhet se sulmet ishin si reagim ndaj hedhjes të balonave me zjarr nga Gaza në territorin e Izraelit.

Gazetari i AA-së nga terreni raportoi se bombarduesit izraelitë kanë kryer sulme në zonën e kampit të refugjatëve Al-Awda në jug të Gazës.

Sipas informacioneve të para, nuk pati viktima në sulme.

Palestinezët nga 30 marsi organizojnë demonstrata paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin. Demonstruesit kërkojnë kthimin në territoret nga janë dëbuar si dhe heqjen e bllokadës së Gazës të imponuar në vitin 2006.

Më shumë se 250 palestinezë u vranë në ndërhyrjet e forcave izraelite në protesta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit