Johnson, mesazh Trumpit: Mos hiq dorë nga pakti bërthamor me Iranin!

Mos i humb

 

 

Boris Johnson nxiti Presidentin amerikan Donald Trump që të mos heqë dorë nga pakti bërthamor me Iranin, duke thënë se në këtë pikë delikate, tërheqja do të ishte një gabim.

 Ministri i Jashtëm britanik gjendet në Uashington për të bindur Presidentin Trump që të mbetet pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare. Që pa u zgjedhur e në vazhdim, Trump e ka cilësuar marrëveshjen me Iranin një çmenduri dhe Britania me aleatët e saj evropianë kanë kohë deri më 12 maj që të bindin Trumpin të vazhdojë ta mbështesë paktin. Britania, Franca dhe Gjermania punojnë prej javësh pas kuintave që të ruajnë marrëveshjen e firmosur edhe nga Kina dhe Rusia, marrëveshje që me largimin amerikan praktikisht nuk do të vlente më.

Megjithëse nuk do të takohet me Trumpin, Johnson po shfrytëzon të gjitha kanalet e mundshme të komunikimit për të ndikuar sadopak tek Presidenti amerikan. Në një artikull në “New York Times”, Johnson thotë se nga të gjitha opsionet për të mos lejuar Iranin që të ketë armë bërthamore, plani aktual ka më pak disavantazhe.

Sigurisht, edhe ky plan ka të metat e tij, shton Johnson, por ato mund të riparohen. Në Uashington, Johnson do të takohet me zëvendëspresidentin Mike Pence, këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton dhe liderët e politikës së jashtme në Kongres.

Pritet që edhe atyre Johnson t’i dërgojë të njëjtin mesazh, se tani që Iranit i janë vënë prangat, është mirë që ato të shtrëngohen dhe jo të hiqen.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit