Ka ndërruar jetë Dr. Murad Wilfried Hofmann, ishte njëri prej dijetarëve më të shquar në Evropë!

Mos i humb

Kush ishte Dr. Murad Wilfried Hofmann?

Dr. Murad Wilfried Hofmann ka lindur në një familje katolike ne vitin 1931. Ne vitin 1957, ai ka përfunduar studimet e tij për drejtesi në Harvard dhe në Shkollën e Drejtësisë në Munih, dhe për 33 vjet ka punuar në Shërbimin e Jashtëm të Gjermanisë. Në vitin 1980, ai bëhet musliman (Sunni).

U bënë protesta nga populli gjerman se si një njeri i nivelit kaq të lartë mund të përqafojë Islamin. Kur u rikthye në Islam, ai ishte anëtar i Shërbimit të Jashtëm Gjerman dhe specialist në çështjet e mbrojtjes nukleare. Që atëherë ai ka botuar një seri librash dhe artikujsh nëpër revista me tema islame.

Këtu përfshihen Ditari i një muslimani gjerman, Islami si alternativë (i përkthyer edhe ne shqip nga Furkan Ism – Shkup), Udhëtimi në Mekë, dhe Islami në Mileniumin e Tretë (i botuar edhe në shqip). Ai ishte anëtar i Bordit të Drejtorëve të Universitetit Islam Ibn Rushdi të Andaluzisë, në Kordobë, Spanjë. Ai ishte anëtar korrespondent i Akademisë Studimore të Civilizimit Islam, në Amman, Mbretërinë Hashimite të Jordanisë. Ai ishte anëtar nderi dhe këshilltar i Këshillit Qëndror të muslimanëve në Gjermani (ZMD). Ai merr pjesë në konferencat e përvitshme të Këshillit të Lartë Islam të Egjiptit. Ai shërbeu gjithashtu si Drejtor i informacionit për NATO-n në Bruksel (1983-87), ambasador në Algjeri (1987-90), dhe ambasador në Marok (1990-94).

Kohën e fundit Dr. Hofmann jetoi në Bonn (Gjermani), dhe jepte leksione mbi Islamin në shumë vende të botës.

Ndahet nga jeta e kësaj bote me datë 12.01.2020

Kujtim Kasami

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit