Kandidati i për KLSH-në, PS: Nuk ka eksperiencë, por ne…

Mos i humb

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali foli sot në lidhje me kandidaturën e propozuar nga presidenti Ilir Meta, për zgjedhjen e Bahri Shaqirit në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Spiropali tha se mazhoranca mbështet mendimin e deputetit Ulsi Manja, i cili deklaroi më herët se kandidati nuk ka eksperiencën e duhur.

“Opinioni i zotit Manja është në funksion të postit që ka si kryetar i Komisionit të Ligjeve. Ne kemi besim te Manja, në rastin konkret Manja përcakton faktin që kandidati duhet të ketë eksperiencë financiare, që nuk duket se nuk është marrë parasysh nga presidenti. Ne nuk kemi asgjë me Bahri Shaqirin personalisht, do ta shqyrtojë e do të veprojmë në përputhje me ligjin”- tha ajo.

Dje kreu i komisionit te Ligjeve, Manja theksoi se: “Kushtetuta e përcakton qarte si kriter te kandidatit për drejtimin e KLSH, ekspertizën në fushën e financave”. Pasi e argumenton këtë, Manja thotë se “Presidenti Meta po manifeston një mungese të theksuar vullneti për ta lexuar shqip Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ky po që është një problem edhe me i madh se sa pamundësia për t’i dhënë OK kandidaturës së këshilltarit të tij”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit