Kërcënon Gjuriç: Lironi pesë serbët ose e ndërprejmë dialogun për një kohë të gjatë

Mos i humb

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka kërcënuar me ndërprerje të dialogut nëse pesë serbët e arrestuar sot nuk lirohen.
“Në qoftë se pesë të arrestuarit në komunën e Gjilanit nuk lirohen sonte nuk do të ketë dialog për një kohë të gjatë”, është shprehur Gjuriç.

Ai ka theksuar se ky mesazh vjen nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç duke shtuar se edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian tashmë janë informuar në lidhje me këtë çështje mirëpo ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Policia e Kosovës zhvilloi sot një aksion në rajonin e Gjilanit ku arrestoi pesë serbë nën dyshimet se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit