Komandanti Haftar pranon thirrjen e OKB-së për armëpushim në Libi

Mos i humb

Khalifa Haftar, lideri i forcave në Libinë lindore, të shtunën ka pranuar thirrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për armëpushim ne kryeqytetin Tripoli me rastin e festës islame të Kurban Bajramit.

Ahmad al-Mesmari, zëdhënës i forcave të Haftarit, në një konferencë për media në qytetin Benghazi tha se komandanti Haftar pranoi thirrjen e OKB-së të shtunën dhe ka urdhëruar ndërprerjen e të gjitha sulmeve ndaj Tripolit deri më 12 gusht.

Të premten, Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) gjithashtu pranoi thirrjen e OKB-së për armëpushim.

Më 29 korrik, Ghassan Salame, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ofroi një armëpushim mes palëve në Libi me rastin e Kurban Bajramit.

Turqia dhe Bashkimi Evropian mirëpritën thirrjen dhe i dhanë mbështetje propozimit të Salames.

Në fillim të prillit, forcat besnike të komandantit Haftar filluan një fushatë të gjerë për të marrë nën kontroll kryeqytetin Tripoli nga GNA, e cila është e njohur nga OKB.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që atëherë më shumë se 1.000 persona kanë humbur jetën, kurse mbi 5.500 të tjerë janë plagosur.

Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në rrëzimin dhe vdekjen e ish-presidentit Muamar Gadafi pas më shumë se katër dekadash në pushtet.

Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në lindje të vendit, me të cilën Haftari është i lidhur, dhe GNA e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit