Komunat me më shumë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, Prishtina mbi 1 mijë

Mos i humb

Liban, në Bejrut shpallet gjendje e jashtëzakonshme dyjavore

Pas shpërthimit të ndodhur dje në portin e Bejrutit në Liban, Këshilli i Lartë i Mbrojtjes shpalli gjendje të jashtëzakonshme dyjavore në...

Ndërrojnë jetë 3 pacientë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 74 raste të reja infektimi

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se në vend janë regjistruar 74 raste të reja me koronavirus në...

Tritan Kalo thirrje të rinjve: Po rrezikoni shëndetin në bare e klube, kemi shtrime e humbje jetësh në mesin tuaj!

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, e nis këtë të diel me një mesazh të fortë për të rinjtë, të cilët duket...

Një letër dashurie, u mundëson çifteve të pamartuara të kalojnë kufirin

Që nga e hëna, (sot) çiftet e pamartuara, kur njëri nga partnerët jeton jashtë Zvicrës, kanë sërish mundësinë që të bashkohen.

Rastet me COVID-19, sa vijnë e shtohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku deri më tani janë infektuar gjithsej 4 mijë e 931 persona, prej të cilëve edhe 2 mijë e 561 janë ende raste aktive.

Sipas të dhënave të publikuara nga drejtori për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti deri më tani komuna që ka më së shumti raste aktive është Prishtina, me plot 1090 raste aktive me coronavirus, 393 të shëruar dhe 14 vdekje.

Pas Prishtinës, është komuna e Vushtrrisë e cila që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka regjistruar 410 persona pozitiv me COVID-19, prej të cilëve 298 janë shëruar, 8 kanë përfunduar me fatalitet dhe 104 janë ende aktive.

Në Prizren nga 392 persona të infektuar, tashmë janë shëruar 217 persona, 17 kanë përfunduar me vdekje, ndërkaq, raste aktive janë ende edhe 163.

Në Komunën e Ferizajt, megjithëse ka më pak të infektuar se Prizreni, rastet aktive janë shumë më shumë, plot 224, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve i cili është 371, nga të cilët 2 kanë vdekur, ndërkaq 145 janë shëruar.

Gjilani, Mitrovica e Jugut dhe Fushë Kosova po ashtu kanë nga mbi 200 raste të infektuar dhe mbi 100 aktive po ashtu.

Të dhënat për rastet aktive me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë

Në Gjilan nga 280 të infektuar 149 janë shëruar, 4 kanë vdekur ndërkaq edhe 127 janë ende raste aktive.

Në Mitrovicën e Jugut, nga 224 raste të konfirmuara gjithsej që nga fillimi i pandemisë, 4 kanë vdekur, 100 janë shëruar, ndërsa ende janë aktive edhe 120 raste.

Kurse, në Fushë Kosovë, nga 223 raste të konfirmuara, 2 kanë vdekur, 76 janë shëruar, ndërsa ende janë aktive edhe 145 raste me coronavirus.

Të gjitha komunat tjera kanë më pak se nga 100 raste aktive, ndërkaq deri më tani janë bërë 28 mijë e 216 teste.

Ndryshe, të dielën e 12 korrikut, para mesnatës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë testuar gjithsej 493 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 216 raste pozitive me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona që janë testuar si të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Të dhënat për numrin e të infektuarve sipas komunave, Ministria e Shëndetësisë

Po ashtu të dielën ka vdekur një person duke çuar në gjithsej 102, numrin e viktimave të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkaq janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.

Qeveria e Kosovës, të dielën ka paralajmëruar ashpërsimin e masave për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19.

Kryeministri Avdullah Hoti, tha në një konferencë për media të dielën se do te fillojë një zbatim shumë rigoroz i masave ekzistuese kundër përhapjes së coronavirusit.

Hoti ka bërë të ditur se do të ndalohen tubimet publike dhe ritet fetare.  Në spitalet publike në Kosovë është rritur edhe numri i të shtrirëve.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar të dielën se në spitalet publike në Kosovë janë të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

​303 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të vdekur në Bullgari

Autoritetet shëndetësore në Bullgari kanë konfirmuar 303 raste të tjera të koronavirusit në 24 orët e kaluara, nga 5,701 testuar, sipas të...

Detyrimi i maskave, francezët hezitojnë, Parisi do të aplikojë mbajtjen e maskave në lagje të caktuara

Franca, Spanja, Greqia janë tri vende evropiane që po raportojnë një shpërthim të pandemisë brenda kufijve të tyre pas lehtësimit të karantinës...

Gjermani: Nga e shtuna, testimi i detyruar i të ardhurve nga zonat me rrezik

Në luftën kundër përhapjes së virusit të koronës, udhëtarët nga zonat e përcaktuara ndërkombëtarisht si të rrezikshme që vijnë në Gjermani, do...

Rritet përhapja e Covid19 në Evropë, frikë për një izolim të dytë

Teksa Spanja, Franca dhe Greqia përjetojnë një rritje të theksuar të numrit të të infektuarve nga Covid19, janë shtuar shqetësimet për një...

Austria sërish me numër të lartë të rasteve të reja

Në Austri, pas pesë ditësh me radhë, numri i rasteve të reja me koronavirus përsëri ka arritur në shifra të larta, pasi...