Kosova në pritje të rekomandimit për heqjen e vizave

Mos i humb

Këtë javë pritet të publikohet raporti i Komisionit Europian për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Qeveria dhe analistët presin rekomandim pozitiv, ndërsa thonë se vendimmarrja brenda BE-së të mos përfundojë deri në fund të vitit

Komisioni Evropian gjatë kësaj jave pritet ta japë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas Qeverisë së Kosovës dhe njohësve të integrimeve raporti i KE-së do të jetë pozitiv, megjithatë ata thonë se deri te vendimi për heqjen e vizave mund të shkojnë edhe gjashtë muaj të tjerë, shkruan “Zëri”.Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli gjatë javës së kaluar ka bërë të ditur që Komisioni Evropian më 28 qershor të këtij viti do të tregojë nëse Kosova ka përmbushur kriteret e fundit për liberalizimin e vizave.

Ndërsa zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur do të publikohet ky raport./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit