Kosovë, shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në 4 komunat veriore

Mos i humb

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat veriore të Kosovës, të cilat u mbajtën më 19 maj.

Siç njofton KQZ, kryetarja e këtij institucioni zgjedhor, Valdete Daka, bëri të ditur se sipas procedurave ligjore duke filluar nga momenti i shpalljes së rezultateve përfundimtare të këtyre zgjedhjeve fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas rezultateve fitues në katër komunat veriore janë kandidatët e Listës Serbe.

Në bazë të rezultateve të shpallura, në Leposaviq ka fituar kandidati Zoran Todiç me 7.296 vota apo 96,7 për qind, në Zubin Potok kandidati Srdjan Vuloviç me 4.075 vota apo 94,6 për qind, në Zveçan kandidati Vuçina Jankoviç me 3.847 vota apo 94,8 për qind dhe në Mitrovicën e Veriut kandidati Goran Rakiç me 7.484 vota apo 90,4 për qind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit