Kritikë mbi Serbinë nga Perëndimi: një vendi i BE-së nuk merr armë ruse

Mos i humb

Nënkryetari Ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson tha për dërgimin e tankeve ruse në Serbi se një shtet që shkon drejt Bashkimit Evropian nuk duhet të marrë armë nga Moska.

“Një shtet që shkon në BE nuk merr armë nga Moska”, i tha ai Zërit të Amerikës.

I pyetur nëse Serbia po dërgonte sinjale në Perëndim dhe si e sheh blerjen e armëve nga Rusia, Wilson u përgjigj se ishte e dëmshme dhe e papërgjegjshme.

“Rruga e Serbisë për në BE është përmes normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, jo përmes armëve ruse, jo përmes armëve nga Moska. Për sa kohë që Kosova është një pyetje e hapur, ne do të shohim përpjekjet ruse, do t’i shohim lojërat serbe, të gjitha këto marrëdhënie të diskutueshme”, tha ai. /tesheshi.com/ 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit