Kriza e emigrantëve, mbi 90 të mbytur larg brigjeve të Libisë

Mos i humb

Më shumë se 90 emigrantë dyshohet të jenë mbytur pas përmbysjes së një varke të papërshtatshme për lundrim, pak pasi ishte nisur nga brigjet libiane.

Lajmi njoftohet nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për Emigracionin, ndërsa 3 të mbijetuar kanë thënë se shumica e personave të mbytur ishin shtetas pakistanezë.

“10 trupa raportohen të kenë dalë në bregdetin libian”, shkruan më tej në deklaratën e saj Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit (IOM).

Një zëdhënës tha se pakistanezët po përpiqen gjithnjë e më shpesh të kalojnë ujërat e Mesdheut për të mbërritur në Itali.

Libia është kthyer në një vend tranziti tejet popullor për emigrantët që kërkojnë dëshpërimisht t’i ikin varfërisë apo luftrave në vendet e Afrikës së Veriut apo Lindjen e Mesme, e të mbërrijnë në Europë përmes rrugëve detare.
Shumica nisen me mjete lundruese të papërshtatshme, nga trafikantë që i braktisin ata më pas në mes të ujërave, pa i çuar në destinacion./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit