Kryeministri hungarez përfundon vizitën dy-ditore në Izrael

Mos i humb

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, sot ka përfunduar një vizitë zyrtare dy-ditore në Izrael mes mosmarrëveshjeve në vazhdim midis vendit të tij dhe Bashkimit Evropian (BE) mbi politikën e emigracionit.

Orban mbërriti në Izrael të mërkurën, pas së cilës u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu, presidentin Reuven Rivlin, si dhe me disa zyrtarë të tjerë izraelitë.

Sot, Orban vizitoi murin Al-Buraq të Kudsit Lindor, i njohur te hebrenjtë si “Muri Perëndimor”, ku në linjë me traditën hebraike ai kreu një lutje.

Siç thuhet në një deklaratë me shkrim, Netanyahu dhe Rivlin së bashku shprehën vlerësim për atë që ata e përshkruan si “marrëdhënie pozitive të qeverisë hungareze me shtetin e Izraelit”.

Orban po ashtu vizitoi Muzeun e Holokaustit Yad Vashem të Kudsit, ku u përball me protestuesit izraelitë të cilët e akuzuan atë për “anti-semitizëm”.

Vitin e kaluar, Orban është akuzuar nga komuniteti hebraik i Hungarisë se ka udhëhequr një “fushatë propagandistike anti-semitike” kundër George Soros, një filantroposti ndërkombëtar hebre dhe kampion i kauzave “të krahut të majtë”.

Megjithatë, në një konferencë për media, Netanyahu mbrojti kryeministrin Orban, duke e përshkruar atë si “një mik të vërtetë të Izraelit”.

“Ne kemi diskutuar ngjarjet tragjike të përjetuara nga populli hebre në Hungari”, tha kryeminstri.

Duke iu drejtuar homologut të tij hungarez, Netanyahu shtoi, “Dëgjoj që ju flisni si një mik i vërtetë i Izraelit, për nevojën për të luftuar anti-semitizmin”.

Orban, nga ana e tij, u tha gazetarëve se Hungaria ka komunitetin më të madh hebraik në Evropën Qendore dhe se informacioni i tij është se ata ndihen të sigurtë atje.

“Sipër përkufizimit tim, ky nuk është anti-semitizëm”, tha ai.

Ndryshe, nga shumica e liderëve të tjerë evropiane që kanë vizituar rajonin, Orban nuk u ndal në territoret palestineze dhe nuk u takua me zyrtarët palestinezë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit