Kujdes, ja çfarë shkakton qëndrimi zgjuar natën për një kohë të gjatë!

Mos i humb

Shkencëtarët thonë se qëndrimi zgjuar gjatë natës për një kohë të gjatë mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin, duke përfshirë edhe vdekjen e parakohshme.

Revista shkencore Chronobiology International ka publikuar studimin në të cilin thuhet se nëse qëndroni zgjuar natën atëherë rrezikoni të prekeni nga diabeti, çrregullimet psikike dhe vdekja e parakohshme.

Shkencëtarët kanë kryer analiza të 433.268 personave të rritur në Britani të Madhe gjatë një periudhe prej gjashtë vjet e gjysmë.

Gjatë studimit kanë vdekur më shumë se 10.000 bashkëpjesëmarrës dhe shkencëtarët kuptuan se kanë vdekur dhjetë për qind e atyre që kishin deklaruar se qëndrojnë zakonisht natën zgjuar. /kp/.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit