Kurti: Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, këtë e ka vërtetuar edhe GjND

Mos i humb

Kush është 52-vjeçari që u vetëvra në Komisariatin e Durrësit

Zbulohet identiteti i 52-vjeçarit, që vrau veten brenda Komisariatit të Durrësit. Në fund të jetës shtetasi Tonin Tuci, i shoqëruar për dhunë...

Trafik droge, vrasje e prostitucion, OFL iu çon ultimatumet 7 të dënuarve: Deklaroni burimet e pasurisë

Operacioni Forca e Ligjit vijon pa ndërprerë në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Maqedonia e Veriut raporton 75 raste të reja me COVID-19 dhe 5 vdekje

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 75 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 11.202...

Ky shtet anulon procesin mësimor për tërë vitin 2020, s’ka as mësim online

Bolivia ka marrë vendim që procesi mësimor të anulohet për tërë vitin kalendarik për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Me rastin e 25 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, ish-kryeministri Albin Kurti ka ndarë pjesë nga fjala e Fouad Riad – Gjyqtar në Tribunalin e Hagës me rastin e konfirmimit të aktakuzës ndaj Mladic dhe Karadzic për Srebrenicën në nëntor 1995.

“Provat e paraqitura nga Prokurori përshkruajnë skena dhe egërsi të paimagjinueshme: mijëra burra të ekzekutuar e të varrosur në varr masiv, qindra burra të varrosur për së gjalli, gra e burra të gjymtuar e të masakruar, fëmijë të vrarë para syve të nënave të tyre, një gjysh që u detyrua të hajë mëlçinë e nipit të tij. Këto janë me të vërtetë skena nga ferri, të shkruara në faqet më të errëta të historisë njerëzore”, thuhet aty.

Kurti thotë se edhe pse më shumë se 7,000 trupa të pajetë janë gjetur dhe identifikuar, sot e kësaj dite më shumë se 1,000 njerëz akoma mungojnë, dhe janë të paidentifikuar, dhe se ajo çka ka ndodhur në Srebrenicë është gjenocid. “Jo vetëm sepse e ka parë gjithë bota, por këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND).”

Postimi i plotë:

“Provat e paraqitura nga Prokurori përshkruajnë skena dhe egërsi të paimagjinueshme: mijëra burra të ekzekutuar e të varrosur në varr masiv, qindra burra të varrosur për së gjalli, gra e burra të gjymtuar e të masakruar, fëmijë të vrarë para syve të nënave të tyre, një gjysh që u detyrua të hajë mëlçinë e nipit të tij. Këto janë me të vërtetë skena nga ferri, të shkruara në faqet më të errëta të historisë njerëzore”.

Kjo është fjala e Fouad Riad – Gjyqtar në Tribunalin e Hagës me rastin e konfirmimit të aktakuzës ndaj Mladic dhe Karadzic për Srebrenicën në nëntor 1995.

Sot bëhen 25 vite prej ditës kur ndodhi masakra që tronditi botën: gjenocidi në Srebrenicë. Më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë të Bosnjës u vranë më 10 dhe 11 korrik 1995, pasi Ushtria Serbe e Bosnjës sulmoi Srebrenicën.

Edhe pse më shumë se 7,000 trupa të pajetë janë gjetur dhe identifikuar, sot e kësaj dite më shumë se 1,000 njerëz akoma mungojnë, dhe janë të paidentifikuar.

Bosnja përballet ende me një numër masiv rastesh të pazgjidhura për këtë masakër. Përballet me persona që e mohojnë ekzistimin e gjenocidit të kryer atje.

Por ajo çka ka ndodhur në Srebrenicë është gjenocid. Jo vetëm sepse e ka parë gjithë bota, por këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND).

Fatkeqësisht, GjND e kualifikoi si gjenocid vetëm krimin që ka ndodhë në Srebrenicë e jo krimet që kanë ndodhë në tërë Bosnje dhe Hercegovinën (BeH), praktikisht duke konsideruar ‘gjenocidin komunal’. Të ekzekutuarit në Srebrenicë ishin nga e gjithë BeH sepse Srebrenica ishte zonë e mbrojtur nga OKB-ja. Serbia nuk u bë përgjegjëse për kryerjen e gjenocidit, por përgjegjëse që nuk e ndaloi gjenocidin, thua se trupat që e kryen gjenocidin kanë shkuar në BeH nga shtete të tjera e Serbia nuk i ndaloi!

Nga Qendra për të Drejtën Humanitare e udhëhequr nga Natasa Kandic, e dimë se afër 4,000 oficerë të armatës jugosllave nga Serbia luftuan kundër boshnjakëve në BeH dhe janë paguar nga Serbia. Po ashtu i gjithë armatimi dhe uniformat iu shkonin nga Serbia. Prej 25,000 serbëve që u vranë në Bosnje, as 1/5 nuk ishin civilë. Serbia është përgjegjëse sepse në fund të fundit Marrëveshjen e Dejtonit e ka nënshkruar Presidenti i Serbisë Milosevic.

Prandaj, ende nuk ka drejtësi e paqe për Srebrenicën dhe BeH. Prandaj, kjo mizori peshon rëndë në ndërgjegjën ndërkombëtare edhe çerek shekulli më vonë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz...

Libani apelon për mbështetje të vendeve arabe pas shpërthimit

Presidenti libanez, Michel Aoun, u bëri thirrje vendeve arabe të mbështesin Libanin, pas shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

Humb jetën gruaja e ambasadorit holandez që u plagos në shpërthimin në Bejrut

Ka humbur jetën Hedwig Waltmans-Molier, gruaja e ambasadorit të Holandës në Bejrut Jan Waltmans, e cila ishte plagosur rëndë në shpërthimin që...

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid19 në Itali, 552 raste të reja në 24 orët e fundit

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid19 në Itali. Sipas informacioneve zyrtare, në 24 orët e fundit ka pasur...

Irani regjistron 132 vdekje të reja nga COVID-19

Me 132 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.264 numri...