Kuvendi në seancë plenare, dekreti i Presidentit dhe ligjet e parashikuara në rendin e ditës

Mos i humb

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare ku në rend të ditës është parashikuar diskutimi i 4 projektligjeve dhe një dekret i Presidentit të Republikës.

Kuvendi do të shqyrtojë sot projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar””.

Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë projektligjin “Për moshën e daljes në pension pleqërie të pilotëve në Republikën e Shqipërisë”.

Sot Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për diasporën”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e Konventës shumëpalëshe (MLI) për zbatimin e masave që lidhen me marrëveshjet tatimore për parandalimin e erozionit të bazës dhe transferimit të fitimeve (BEPS)”.

Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin në Kuvend të ligjit “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë””.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit