Laboratori kinez i Reformës Shëndetësore

Mos i humb

Nga Dr. Shefqet Deliallisi

“Mësime nga Lindja – Sistemi Shëndetësor kinez që evoluon me shpejtësi.” Ishte shkrimi i revistës mjeksore prestigjoze New England Journal of Medicine më tërhoqi vemendjen. Shumkujt mund t’i duket e pamundur që Kina të japë mësime për sistemin shëndetsor. Por siç do të shihni më poshtë, përshtypja e parë është e gabuar.

Eksperimentet e shpeshta, të thella, në një hark kohor të shkurtër, vendosmëria për korrigjime, pragmatizmi i theksuar pa komplekse ideologjike, importimi i zgjidhjeve të aplikuara me sukses në vende të tjera, e kanë shëndruar Kinën në një laborator të vërtetë të sitemeve shëndetsore.
Por le t’i kthehemi “eksperimenteve”…

EKSPERIMENTI I PARË…

Në viti 1949, kur Mao Ce Dun dhe Partia Komuniste morën kontrollin e Kinës, krijuan sistemin shëndetësor tipik të vendeve komuniste.

Shteti kishte në pronësi gjithçka. Financonte, drejtonte gjithçka. Mjeksia private s’egzistonte. Shërbimi shëndetsor që propagandohej “falas” (në të vërtë pa pagesë direkte) e konsideronte sigurimin shëndetsor të padobishëm.

Si arritje për efektivitetin e supozuar, propagandohej sistemi i punonjësve shëndetësorë në komunitet, të ashtuquajturit “mjekë këmbëzbathur”, që ofronin kujdes mjekësor të zakonshëm, tradicional kinez, dhe shërbime shëndetësore publike në çdo fshat. Në saje të tij u arrit një ulje e vdekshmërisë foshnjore.

Sukses i vërtetë i sistemit shëndetësor kinez në këtë periudhë, ishte shëndeti publik sipas modelit sovjetik që siguroi kontrollin e sëmundjeve infektive përmes imunizimit dhe masave sanitare. Këtë sistem ne e njohim mjaft mirë.Kishte më shumë barazi. Por barazi në varfëri.

Ky eksperiment zgjati 30 vjet (1952-1982)…

Duhet theksuar se Mao i quajtur dhe “perandori i kuq” vertete e çliroi vendin nga pushtimi i huaj, por me pas shkaktoji dy katastrofa të mëdha: “Kërcimi i Madh përpara” nga fundi i viteve 1950 me pretendimin e krijimit te një shoqërie socialiste përmes industrializimit dhe kolektivizimit të shpejtë, gje qe shkaktoi urinë e madhe dhe vdekjen e miliona kineze dhe “Revolucioni Kulturor” qe filloi nga fundi i viteve 1960 qe e ktheu Kinene vite prapa, duke i eleminuar elitatat.

EKSPERIMENTI I DYTE…

Në vitin 1978 në krye të Partisë Komuniste erdhi reformatori Ten Siao Pin i cili sitemin ekonomik kinez e konvertoi në një ekonomi pothuajse tregu dhe e decentralizoi atë. Si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj përvojes katastrofike te Maos largimi I tij u pasua nga nje udhëheqje kolektive, Deng Xiaoping dhe liderë të tjerë të lartë të partisë krijuan nje udheheqje kolektive nuk do të lejonin që një individ i vetëm të grumbullonte aq shume fuqi sa Mao.

U krijua nje sistemi politik autoritar i ndryshëm pothuajse nga të gjitha diktaturat e tjera, pjesërisht sepse Partia Komuniste në pushtet ishte subjekt i rregullave te lidhur me suksesin. Ne kete kohe Një eksperiment i dytë filloi me sistemin shëndetsor.

Brënda natës ndryshoi tërësisht mënyra e financimit. Sistemi shëndetsor publik u shpërbë. Spitalet filluan të veprojnë si subjekte fitimprurëse në një treg të parregulluar. Duke mos ndërhyrë, në mënyrë informale qeveria e sanksionoi privatizimin e spitaleve dhe klinikave. Ndërkohë, privatizimi i ekonomisë bujqësore, nxorri jashtë loje sistemin shëndetsor egzistues në fshat. Punonjësit shëndetësorë, humbën subvencionin nga shteti.

U detyruarn t’i kthehen praktikës private. “Mjekët këmbzbathur” nga shërbimet shëndetësore publike, ju kthyen shërbimeve teknike(me fitimprurese) : shitje barnash, aplikim infuzionesh intravenoze, “terapi” mjaft popullore për të gjitha problemet shëndetsore në Kinën rurale. Kjo bëri që çmimet e barnave të fluturojne lart.

Sipas parimeve të tregut e bëri fakti se pjesa më e madhe e popullsisë mbeti e pasiguruar, e pa mbrojtur nga kosto e sëmundjes, ndërkohë që industria private e sigurimit shëndetsor s’egzistonte. Vetëm 49% e kinezëve në zonat urbane (të punësuar në shtet), dhe vetëm 7% e 900 milion kinezëve të zonave rurale mbeten të siguruar. Kjo e beri me dramatik eksperimentin.

Qeveria ruajti kontrollin vetëm një aspekt të kujdesit shëndetësor, çmimin. Vendosi çmime të ulta për shërbime të zakonshme, testet diagnostike dhe barnat rutinë për të siguruar akses në kujdesin shëndetsor bazë në spitalet dhe klinikat publike, por u tregua bujare duke i lënë dorë të lirë mjekëve, të prirur për fitim, të përdornin ilaçe dhe teknologji të shtrenjta, duke ngritur në qiell koston e kujdesit shëndetsor, reduktuar aksesin për kujdes shëndetsor, pasi shërbimet shëndesore u bënë të pa përballueshme për shumicën e njerëzve. shpenzimet nga xhepi i pacientëve, nga 20% në vitin 1978, në vitin 2002 llogariteshin ne 58%.

Ndërkohë, në mjedise komode të sektorit mjekësor privat mjaft fitimprurës të sapo krijuar, klasa e të pasurve krijuar rishtas, siguroi kujdes të teknologjisë të lartë.
Ky eksperiment tronditi stabilitetin social. Shkaktoi mosbesim ndaj institucioneve shëndetësore, mosbesim ndaj profesionistëve shëndetsorë, deri në sulme fizike mjaft të shpeshta ndaj mjekëve, duke nxjerrë gjendjen jashtë kontrollit.

Kjo bëri që qeveria kineze të reflektojë…

Edhe eksperimenti i dytë, për zgjati 30 vjet 1978-2008…

EKSPERIMENTI I TRETË… NË VAZHDIM

Në vitin 2008, qeveria kineze, zyrtarisht e braktisi eksperimentin e stemit shëndetsor bazuar në parimet e tregut.

Dhe duke përfituar edhe nga rritja e shpejtë ekonomike, filloi, dhe është në vazhdim, ndërtimin e një sitemi të ri që do të sigurojë kujdesin shëndetësor bazë, të përballueshëm për të gjithë, deri në vitin 2020. Ndersa Mao ishte udhëheqësi i gjithanshëm i një vendi te dobet qe nuk po mundi te ngrihej ne kembe. Xi është udhëheqësi i gjithë-fuqishëm i një kombi tashme te ngritur ne kembe dhe qe eshte në rrugë për t’u bërë ekonomia më e madhe e botës. Ky perandor i ri kuq dhe sistemi i tij njëpartiak, kanë një plan 30-vjeçar tashmë në process qe do zhvendoset nga një model i rritjes i orientuar drejt eksportit në nje model të bazuar në konsumin familjar dhe transformimin e industrisë drejt “Internetit te gjërave”. Kina nën Xi mund të përfundojë ne nje shembull per t’i treguar botës format e paimagjinueshme që mund të marrë një shtet totalitar i shekullit 21

Gabimet tashmë janë evidentuar.

Gabimi i parë, është konsideruar sigurimi shëndetsor “thembra e Akilit” e sistemit shëndetsor. Filloi ndërtimi i tij. Deri në vitin 2012, u sigurua mbulim me sigurimi shëndetsor të subvencionuar nga qevria për 95 % të popullsisë. Një mbulim modest por gjithëpërfshirës.

Ndërkohë një përvojë e sukseshme, e importuar nga Singapori është në zbatim.

Në Singapor nuk ka asnjë iluzionin për kujdes shëndetësor falas. Gjithkush paguan për vizitat mjekësore, shtrimet në spital, primet e sigurimit shëndetsor, etj. Gjithmonë ka një komponent bashkë-pagese nga pacienti, si pjesë e filozofisë të politikës së përgjegjësisë individuale. Nuk ka subvencione të dollarit të parë, nuk ka mbulim të sigurimeve nën skemën e sigurimit kombëtar.

E reja e tij është i ashtuquajturi “ Mandati i sigurimit shëndetsor të punëdhënësit.” Çdo punonjësi i zbritet 6 – 9 % nga paga e tij për t’ia depozituar në një “Llogari1 e Kursimit për Shëndetin” e cila është e trashëgueshme, e pa taksueshme dhe me interes. Nëpërmjet saj dhe shpenzimeve nga xhepi i pacientit, pothuaj të gjithë kanë mundësinë ta paguajnë shërbimin shëndetsor. E mira e kësaj llogarie është se duke qenë paratë e vetë pacientëve, ata nuk i shpërdorojnë me shpenzime të panevojshme.

Këtë përvojë Kina ka filluar ta aplikojë duke detyruat gjithë ndërmarrjeve private dhe shtetrore t’i ofrojnë punonjësve “Llogarinë e Kursimeve Mjekësore” e cila mbulon shpenzimet për kujdesit shëndetësor deri në 10 % të pagës vjetore të cdo punonjësi. Kur shpenzimet janë më të larta, përdoret plani për shërbimet shëndetsore katastrofike, me kosto deri ne 400% të pagës. Ky plan sigurimi shëndetsor është në ndërtim e sipër.

Gabimi dytë.

Eshtë e provuar në vendet me të ardhura të ulëta e të mesme (për shkak të mundësive të kufizuara ekonomike) por dhe në ato me të ardhura të larta, shërbimi paresor, përmirëson ndjeshëm gjendjen shëndetësore të popullsië. Luan rol jetik në menaxhimin e shëndetit, sëmundjes dhe kontrollin e shpenzimeve. Megjithatë vazhdon përqëndrim i sistemin në drejtim të shërbimin spitalor klinikave të super specializuara, barnave, pajisjeve mjekësore të fundit, ndërhyrje të sofistikuara, që e bëjnë tepër të shtrenjta sistemin, të pa përballueshëm ekonomikisht.

Kjo ndodh se shërbimi spitalor është më i ngarkuari politikisht. njerëzit kërkojnë rrezultate të shpejta në përmirsimin e shëndetit, dhe politikëbërësit janë të interesuar për përfitimeve politike të shpejta (mundesisht brenda mandatit të tyre).

Kina është duke përhapur dhe fuqizuar një rrjet të gjerë kombëtar klinikash të kujdesit shëndetsor parësor në të gjithë vendin.

Problem që vazhdojnë të sfidojë sistemin shëndetsor është, kryesisht Kujdesi Spitalor Terciar. Shumë prej spitaleve terciare në pronësi publike por të shtyra për fitim, i rezistuan me sukses përpjekjeve të fundit për ndryshim. Autoritetet edhe një herë ju kthyen përdorimit të forcatve të tregut për ta vënë në vijë sektorin spitalor terciar. Në vitin 2012, u ftuan investitorë privatë të privatizojnë deri në 20% të spitaleve të Kinës deri në vitin 2015, duke dyfishuar nivelin e mëparshëm …rezultatet pritete vlerësohen.

Gabimi i tretë ishte nënvlerësimi i semundjeve infektive. Decentralizimi dhe nënfinancimi i stukturës së shëndetit publik e dëmtoi ndjeshëm aftësinë e Kinës për një përgjigje të koordinuar dhe të efektshme ndaj sëmundjeve infektive epidemike. Kjo u pa ne perballimiin problematik i epidemisë së SARS, frenimin e epidemisë në rritje të infeksionit me virusit (HIV) apo shpërthimet e tuberkulozit.
per kete qeveria i është rikthyer investimeve për rehabilitimin e aparatit të kontrollit të sëmundjeve infektive. Në çdo distrikt funksionon një spital i sëmundjeve infektive.

DUKE E MBYLLUR

Duke ndjekur rrugën e sistemit shëndetsor kinez, hasim ngjashmëri me rugën tonë. Dy probleme janë më thelbesore.I pari, sigurimi shëndetsor, “zemra” e sistemit shëndetsor, pa të cilin në kushtet e ekonomisë së tregut nuk mund te ketë sistem shëndetsor, I cili ka ngecur ne vend. As nuk vazhdua reforma e nisur, qëllimi final ishte që gradualisht të kalohej në skemen me kontribut të veçantë për kujdesin shëndetsor. As nuk u ngrit sistemi sitemi i programuar, qe do çbënte ISKSH dhe do ti kthehej te taksimi i përgjithshëm. Gjendja u la në vetërrjedhje dhe ka 5 vjet qe sistemi I sigurimit s’eshte “as mish as peshk.”

Prolemi i dytë. Ndertimi i sitemit shendetsor me sakte orientimi i tij. Drejt sistemit spitalor apo atij te shebimit parësor ?

Nëse sistemin do ta konsideronim një ndërtesë, do kishte tre kate. Kati i parë Shëndeti Publik dhe Kujdesi Shëndetsor Parësor. Kati i dytë Shërbimi Shëndetsor Dytësor (spitalet rajonale). Kati i tretë Shërbimi Spitalor terciar, QSUT.

Sigurisht që normalisht ndërtimi fillohet nga kati i parë, drejtë çatisë. E kundërta është e pamundur.

Deri më sot jemi të përqëndruar te shërbimin spitalor, madje kryesisht ai terciar (QSUT), që gabimisht konsiderohet si shëndetësia vetë. Këtë e ilustron shpërndarja e buxheti të shëndetsië. Sitemi spitalor merr rreth përbën 48%, dhe më shumë se gjysma e tij QSUT.[ shërbimin shëndetsor parësor 44.43 dhe Shëndeti Publik vetëm 6.2%…]

Është e vërtetë që çdo vend përpiqet t’ja përshtasë sistemin, karakteristikave ekonomike, politike, kulturore, mjedisore, epidemiologjike, demografike që ka. Por, ndonëse qasjet janë të ndryshme, sfidat janë të ngjashme.

ndonese sitemet shebdetsore mund të ndërtohet në forma të ndryshme, “tullat” që përdoren për ndërtimin e tyre janë të njëjta.

Edhe pse sistemi i Kujdesit Shëndetësor të Kinës është ende në zhvillim të shpejtë, disa mësime të dobishme dalin nga historia e tij….Mesime të dobishme mund të nxirren ” nga pesë gabimet dhe tre sukseset e sitemit shëndetsor kinez….” sipas mënyrës kineze të të shprehurit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit