Lajmet e rreme ndikojnë në rënien e interesimit për Facebook

Mos i humb

Shumë njerëz po kalojnë nga Facebook në forume të mbyllura si WhatsApp për të diskutuar lajmet e përditshme, pasi ata shqetësohen për privatësinë, lajmet e rreme dhe “atmosferën e helmuar” në të cilën diskutohet në atë platformë, tregon një studim i publikuar sot nga Instituti i Reuters për Studime të Gazetarisë.

Raporti i fundit mbi lajmet digjitale nga Instituti Reuters ka treguar se ka një rënie në përdorimin e lajmeve nëpërmjet Facebook-ut, sidomos në mesin e të rinjve, të cilët preferojnë të kthehen në WhatsApp, Instagram dhe Snapchat, transmeton KosovaPress.

“Njerëzit po bëhen pak të mërzitshëm me Facebook,” tha autori kryesor i studimit Nick Newman për Fondacionin Reuters Thomson.

Facebook është ende rrjeti më popullor i lajmeve sociale me 36 për qind të përdoruesve javën e kaluar, por humb preferencën e tij ndaj aplikacioneve të tjera, sidomos WhatsAppit, i cili ka trefishuar popullaritetin si burim i lajmeve për katër vitet e fundit me 15 për qind./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit