Libani plan për ndërtimin e portit detar pranë kufirit me Izraelin

Mos i humb

Ministri i Transportit të Libanit, Youssef Fenianos, tha se vendi i tij planifikon të ndërtojë një port ndërkombëtar detar në zonën e saj jugore bregdetare Naqoura.

Duke folur në një konferencë për media në Bejrut, Fenianos tha se Libani kërkoi të inkurajojë qytetarët që të kthehen në fshatrat e tyre në zonën kufitare në jug të Libanit.

Ndërtimi i portit detar, shtoi ai, pritet të krijojë mundësi punësimi për banorët e rajonit.

Sipas ministrit libanez, porti i planifikuar do të shërbejë gjithashtu si një “simbol i rezistencës” kundër pushtimit izraelit.

Pohimet e ministrit Fenianos vijnë pas komenteve të fundit të ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Lieberman, i cili pretendoi Bllokun 9, koncesionin strategjik me gaz natyror në Mesdhe për Izraelin.

Dje, Këshilli i Lartë i Mbrojtjes i Libanit hodhi poshtë pretendimet e ministrit izraelit për koncesionin e gazit, duke urdhëruar ushtrinë “të përballojë të gjithë agresionin izraelit në kufijtë e Libanit”.

Këshilli poashtu paralajmëroi masa kundër planeve izraelite për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit, duke thënë se pengesa e planifikuar do të përbënte një shkelje të sovranitetit libanez dhe të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezoutën 1701, e cila ndalon aktet e agresionit në Libanin Jugor, në vitin 2006, pas një konflikti shkatërrues mes Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit