Libi, përplasja në aeroport lë 20 të vdekur

Mos i humb

Një qetesi relative po mbizotëron rreth Aeroportit Ndërkombëtar Mitiga në afërsi të kryeqytetit libian, Tripoli, një ditë pas përleshjeve që lanë 20 të vdekur.

Dhuna shpërtheu mes forcave besnike ndaj qeverisë së mbështetur nga OKB-ja dhe militantëve të drejtuar nga një qeveri rivale, pasi kjo e fundit kishte tentuar të pushtojë aeroportin.

“Qetësia është kthyer në zonë pas zbrapsjes së sulmit nga një grup kriminelësh”, tha Ahmed bin Salim për AA, zëdhënës i qeverisë.

Salim tha se aeroporti ka qenë nën kontrollin e plotë të forcave qeveritare.

Këshilli presidencial i Libisë (i lidhur me qeverinë e unitetit të mbështetur nga OKB) tha se sulmet e ditës së djeshme kishin për qëllim lirimin e terroristëve të burgosur të DEASH-it dhe Al-Kaedës.

Libia është përfshirë nga kaosi që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme çoi në përmbysjen dhe vrasjen e udhëheqësit të vjetër Muammar Gaddafi, pas më shumë se katër dekadash në pushtet.

Pushtimi pasues çoi në shfaqjen e disa vendeve rivale të qeverisë, përfshirë një në qytetin Tobruk dhe dy të tjera në Tripoli (Qeveria e Unitetit e mbështetur nga OKB-ja), së bashku me një numër të madh grupesh të milicive të armatosura./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit