Libi, protestë në Jufra kundër mercenarëve pro-Haftar

Mos i humb

Banorët e qytetit qendror Hun të rajonit Al-Jufra në pjesën qendrore të Libisë, kanë organizuar protestë pas vrasjes së një të riu libian nga ana e militantëve të grupit mercenar Janjaweed të sjellë nga Sudani për të luftuar në anën e gjeneralit puçist Khalifa Haftar,(AA).

Siç raportoi televizoni Febrayer, protestuesit kanë dënuar praninë e mercenarëve të grupit rus Wagner dhe Janjaweed.

Protestuesit në Hun i kanë vënë zjarrin shumë vendeve të frekuentuara nga militantët Janjaweed të sjellë nga Sudani.

Ndryshe, mercenarët e shndërruan në qendër të tyre rajonin Al-Jufra pasi forcat qeveritare çliruan Tripolin dhe rrethinën nga forcat e Haftarit.

Të enjten, një qytetar libian me emrin Ziyad al-Arabi humbi jetën kur militantët Janjaweed hapën zjarr pasi ai nuk i lejoi t’ia konfiskonin makinën para shtëpisë së tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit