Lista Serbe heq dorë nga themelimi i njëanshëm i AKS-së

Mos i humb

Përfaqësuesit e Listës Serbe hoqën dorë nga ultimatumi i dhënë Qeverisë së Kosovës për themelimin e njëanshëm të Asociacionit të Komunave Serbe (AKS), nëse një gjë të tillë deri më 20 prill nuk e bën qeveria e Prishtinës.

Në një takim të përfaqësuesve politik të serbëve të Kosovës të mbajtur në Zveçan me Këshillin Drejtues për themelimin e AKS-së, ndihmës drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, deklaroi se serbët do të presin edhe tre muaj për formimin e Asociacionit, meqë Qeveria e Kosovës në fillim të muajit prill aktivizoi Këshillin Drejtues për përpilimin e statutit të Asociacionit, për çka BE i dha një afat katër mujor.

Deputeti i Listës në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiç, në takim në Zveçan tha se për serbët është e pranueshme formimi i AKS vetëm në përputhje me marrëveshjen e parë të Brukselit, mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës që daton nga viti 201, si dhe në përputhje me marrëveshjen “parimet themelore për formimin e Asociacionit/Komunat me shumicë serbe në Kosovë”, të nënshkruar në gusht të vitit 2015.

Simiç theksoi se në bazë të marrëveshjes AKS do të ketë legjitimitet të plotë të mbikëqyrë në shëndetësi, arsim, zhvillim ekonomik dhe planifikimin urban dhe rural, me çka do të ketë organet e veta, siç janë kryetari dhe nënkryetari, si dhe një Kuvend të vetin.

Ai thotë se Prishtina ka këmbëngulur të ndalojë këtë proces, ndërsa me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të pakuptimtë.

Rikujtojmë se pas arrestimit të Marko Gjuriçit në veri të Mitrovicës muajin e kaluar, Lista Serbe i dha një ultimatum Prishtinës zyrtare që nëse deri më 20 prill nuk themelon AKS-në, do ta bëjë vet, në mënyrë të njëanshme./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit