LSI, Kryemadhi: Duhet shpëtuar shteti

Mos i humb

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi se “shteti duhet shpëtuar sot më shumë se çdo ditë tjetër”, gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë, të mbajtur paraditen e së mërkurës.

“Ne si LSI mendojmë se shteti duhet shpëtuar sot më shumë se çdo ditë tjetër, nesër do të jetë shumë vonë. Nuk do të jetë vonë as për ne, as për Edi Ramën, por do të jetë vonë për fëmijët e shqiptarëve, të cilët sot ndihen më të rrezikuar se çdo ditë tjetër. Rasti i Xhisiela Malokut i bëri të qartë edhe qytetarit më të fundit, që Policia jo vetëm që nuk e zbulon krimin, por e mbulon atë. Prokuroria jo vetëm që nuk e zgjidh problem apo ta dënojë krimin, por mbulon Policinë që mbulon krimin dhe nxjerr viktimën, agresuesin, përdhunuesin dhe rrëmbyesin, dhe viktimën e nxjerr përdhunues. Kryeministri që dhunon denoncimin e krimit dhe mbron hapur dhunuesit në foltoren e kryeministrit dhe Parlamentit”, u shpreh Kryemadhi.

“Kemi deputetë të Rilindjes që kanë grabitur Partinë Socialiste dhe sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën e komprometimin e thellë që kanë midis njëri-tjetrit, që kanë qoftë në aferat e tyre, qoftë në trafikun e drogës, apo qoftë të korrupsionit. Shteti që dhunon, rreh, poshtëron qytetarët e thjeshtë dhe mbron me gjoks haptazi kriminelët, siç bëri kryeministri. Kemi shtetin dhe Policinë që rreh fëmijët, të cilët në vitin 2018 dalin për të mbrojtur shkollën tyre, sepse një shkollë në një nga komunat më të mëdha të Bashkisë së Elbasanit do të prishet për t’i hapur rrugën një biznesi peshku në Labinot, i cili jo vetëm ka ndotur lumin e Shkumbinit, por ka ndodhur edhe ujin e pijshëm të atyre banorëve atje”, shtoi Kryemadhi./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit