Macron: Brexit sinjalizon nevojën për reforma në BE

Mos i humb

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbështetur marrëveshjen për Brexitin, daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, që u miratua të dielën nga liderët e 27 vendeve anëtare të Unionit.

“Besoj se marrëveshja, e cila u arrit si rezultat i zgjedhjes që bënë britanikët, është e mirë, dhe unë e mbështes atë”, tha Macron në Bruksel.

Ai tha më tej se marrëveshja është arritur falë punës së palodhur dhe një sërë negociatash të cilat akoma zhvillohen.

“Është më se e qartë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm”, tha Macron, duke komentuar mbi marrëdhëniet post-Brexit midis Londrës dhe Brukselit.

Për presidentin francez, Brexiti sinjalizon nevojën për reforma në Bashkimin Europian.

Në deklaratën përfundimtare të miratuar sot në kuadër të Samitit të Liderëve të BE, është theksuar se “Këshilli i BE-së ka miratuar ndarjen e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore”.

Në deklaratë, Komisionit të BE-së dhe PE-së u është bërë thirrje që t’i hedhin hapat e nevojshme, që marrëveshja të hyjë në fuqi më 30 mars 2019.

Teksti i marrëveshjes së ndarjes i përgatitur nga negociatorët të BE-së dhe Britanisë së Madhe, pritet të sigurojë qartësi ligjore për të gjitha çështjet që do të dalin si rezultat i Brexitit.

Me marrëveshjen synohet që shtetasit e BE-së dhe të Britanisë së Madhe të vazhdojnë të jetojnë, punojnë, arsimohen dhe të shfrytëzojnë nga të drejtat sociale në vendet ku ata banojnë në mënyrë reciproke.

Britania e Madhe në referendumin e mbajtur më 23 qershor 2016 kishte marrë vendim që të largohet nga BE-ja, ndërsa më 29 mars 2019 zyrtarisht do të largohet nga unioni./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit