“Malta vazhdon të mbështesë negociatat Turqi-BE”

Mos i humb

Presidentja e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, gjatë vizitës në Turqi, paralajmëroi vazhdimin mbështetjes së vendit të saj për negociatat për anëtarësim mes Ankarasë dhe Bashkimit Europian.

Preca në takimin e Këshillit të Biznesit Turqi-Maltë të mbajtur në Stamboll, tha se gjatë vizitës në këtë vend ka mundësi të fokusohet në disa çështje.

Ajo u përqendrua në hapat që duhet të ndërmerren për avancimin e bashkëpunimit bilateral.

Preca porositi se Malta dhe Turqia nuk janë konkurrentë.

“Kemi një bashkëpunim shumë të mirë. Së bashku mund ta rrisim atë në një nivel më të lartë. Potenciali strategjik i Maltës është shumë i lartë. Potencial të ngjashëm ka edhe Turqia. Turqia është një vend shumë i rëndësishëm për Euroazinë dhe Mesdheun “, tha Preca.

Ajo shtoi se në Turqi udhëtoi me ekspertë në disa fusha, duke përfshirë edhe përfaqësues të sektorit privat.

Presidentja e Maltës beson se, në sajë të takimit, do të realizohen mundësi të rëndësishme. Ajo shtoi se falë takimit të delegacioneve, marrëdhëniet dypalëshe dhe sektori privat mund të zhvillohen më tej.

Preca rikujtoi se Malta në vitet e fundit ka bërë përparim të konsiderueshëm ekonomik dhe vuri theksin në rritjen e investimeve të huaja direkte, të cilat në tremujorin e dytë të vitit 2018 arritën në gati një miliard euro.

Ajo shtoi se suksesi i Maltës është i mundur me suksesin e kompanive malteze, duke shtuar se se turizmi është një sektor të cilit Malta i kushton vëmendje të veçantë dhe ofron mundësi për turizëm arsimor.

Preca u bëri thirrje investitorëve turq të vijnë në Maltë dhe të analizojnë situatën.

Ajo po ashtu u përqëndrua edhe në negociatat e Turqisë me Bashkimin Europian.

“Qeveria jonë do të vazhdojë të mbështesë negociatat midis Turqisë dhe BE-së. Malta mbështet politikën e zgjerimit të BE-së”, tha Preca.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit