Maqedoni, policia zbulon 83 emigrantë të paligjshëm

Mos i humb

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar se punonjësit e saj kanë zbuluar në fshatin Smokvicë afër Gjevgjelisë 83 emigrantë të paligjshëm, 11 nga të cilët kanë qenë minorenë, që të gjithë të fshehur në një automjet me rimorkio, pronë e një ndërmarrjeje.

MPB përmes një kumtese thotë se mëngjesin e sotëm, në orën 8:10 minuta, në afërsi të fshatit Smokvicë, policët nga stacioni policor përgjegjës për mbikëqyrje kufitare dhe kontroll kufitar në vendkalimin “Bogorodicë”, kanë penguar një trafikim me migrantë të cilët kanë qenë të vendosur në një automjet transportues me rimorkio me targa të Gjevgjelisë, pronë e një ndërmarrje, ndërsa i drejtuar nga shoferi R.R. nga Gjevgjelia.

Në hapësirën transportuese të automjetit, janë gjetur 83 emigrantë të paligjshëm nga të cilët 11 ishin minoren. Dhjetë nga personat minorenë ishin nga Pakistani dhe një nga Afganistani, ndërsa ndër 72 emigrantët e rritur, katër ishin nga Iraku, një nga India, një nga Afganistani dhe 66 nga Pakistani.

Shoferi, thuhet më tej në njoftim, është marrë për procedurë të mëtutjeshme ndërsa emigrantët ilegalë ndodhen për në Qendrën e pranimit në Gjevgjeli./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit