Me BMW të vjedhur, arrestohet anglezi në Durrës

Mos i humb

Pendarovski mesazh me rastin e 75-vjetorit të themelimit të OKB-së

Formimi i Kombeve të Bashkuara është një nga projektet dhe arritjet më të rëndësishme të njerëzimit, tha presidenti i Maqedonisë së Veriut,...

9 vlerat shëndetësore të sardeleve të freskëta

Sardelet janë nga shijet më të veçanta e të freskëta të detit. Janë ndër peshqit më të vegjël që mund të konsumojmë...

Hondurasi synon zhvendosjen e ambasadës në Kuds deri në fund të vitit

Presidenti i Hondurasit, Juan Hernandez, të dielën tha se vendi shpreson të zhvendosë ambasadën e tij në Kuds deri në fund të...

Pse nuk mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste? Taulant Balla tregon plat dhe çfarë i ka penguar

Pas mbledhjes së grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla sqaroi edhe arsyet pse nuk ishte mbledhur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.

Durrës – Një shtetas anglez është vënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se akuzohet për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi K. C., i cili po drejtonte mjetin tip “BMW”.

Pas verifikimeve të thelluara, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Interpol Tirana, rezultoi se mjeti “BMË” ishte vjedhur në Angli më datë 28.08.2020.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës bënë ndalimin e shtetasit anglez K. C., 55 vjeç, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Ndërkohë sipas policisë së Durrësit në pranga kanë rënë edhe 2 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin L. K., 34 vjeç, banues në Sukth, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Ll., 66 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases N. Ç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. H., 48 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Si të pastrojmë këpucët e bardha, 8 mënyra të thjeshta me produkte shtëpiake

Këpucët e bardha janë pjesë e garderobë së të gjithëve pothuajse. Fatkeqësisht, meqenëse ato bëhen...

“EBA i ka bërë kërkesë zyrtare SHBA-së për avionët luftarakë F-35”

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të cilat pak kohë më parë nënshkruan marrëveshjen e "normalizimit" me Izraelin, thuhet se i kanë bërë...

COVID-19, rritje rekord e infeksioneve të reja në Europën Qendrore

Sllovakia ka thyer rekordin e saj për rritjen ditore në numrin e rasteve të COVID-19 për të katërtën ditë radhazi, duke raportuar...

Katari refuzon presidencën e radhës në Ligën Arabe

Katari ka refuzuar të marrë presidencën e radhës në Ligën Arabe nga e cila u tërhoq Palestina. Sipas rregullores...

Virusi i ri ‘Alien’ mund të vjedhë kredencialet nga 226 aplikacione duke përfshirë Facebook, Gmail, Snapchat

Një ekip i studiuesve të sigurisë IT nga ThreatFabric kanë zbuluar një lloj të ri malware Android që vjen me një gamë...