Mësohet se në cilin muaj do të ketë zgjedhje të reja

Mos i humb

Përplasjet ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj rreth idesë së korrigjimit të kufijve me Serbinë të hënën kanë qenë mjaft të ashpra.

Kjo për shkak që kryeministri Haradinaj, kishte deklaruar që ideja për korigjim të kufijve tashmë ka vdekur.

E kjo, deklaratë e tij nxiti edhe reagimin e presidentit Thaçi, i cili i ka thënë Haradinajt se “ata që nuk korrigjohen, shumë lehtë mund të ndërrohen”.

Gjithë këtë përplasje në mes Thaçit dhe Haradinajt, politologu Ramush Tahiri e sheh si paralajmërim për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Tahiri në një prononcim për Gazetën Alo ka thënë se në fund të muajit nëntor eventualisht në fillim të dhjetorit do të kemi zgjedhjet të reja.

“Përplasja që ka ndodhur dje në mes presidentit të vendit Hashim Thaçit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, do të thotë se vendi do të shkojë në zgjedhje dhe mbetet vetëm me u përcaktu mënyra si do të jenë zgjedhjet, por si duket gjatë nëntorit, fundi i nëntorit fillimi i dhjetorit do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka thënë ai.

I pyetur rreth asaj se sa mund të ndikojë presidenti Thaçi në deputetë të PDK-së, kur tashmë që një kohë Thaçi nuk është lider i partisë , Tahiri ka thënë se PDK-ja, prapë se parë solidarizohet me presidentin Thaçi.

“PDK-ja solidarizohet me Hashim Thaçin sepse është kuadër i tyre ka qenë lider për një kohë të gjatë”, ka deklaruar Tahiri.

Derisa, në kohët e fundit po flitet për vendimin përfundimtar për liberalizim të vizave dhe shndërrimin e FSK-së, në ushtri Tahiri ka thënë se zgjedhjet e reja nuk lidhen me këto procese dhe nuk do të ketë asnjë pengesë.

“Jo nuk janë të lidhura këto procese, zgjedhjet janë proces normal , organet, presidenti e të gjitha të tjerat funksionojnë deri në zgjedhjen e organeve të reja dhe nuk është ndonjë pengesë sepse secili vend i bënë zgjedhjet’, ka thënë ai.

Ideja për korrigjim të kufijve ka ngjallur debat në mes pozitës dhe opozitës në vend./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit