Meta : Mirëqeverisja dhe sundimi i ligjit mbeten prioritete kryesore të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm

Mos i humb

Gati një strukturë e re pagash në administratën publike, rritja në bazë të trajnimeve dhe rezultateve

Departamenti i Administratës Publike (DAP) pret të finalizojë këtë vit reformën në e pagave të cilat, do të rriten në bazë të...

Shpërthimi në Bejrut, numri i viktimave rritet në 163

Ushtria libane ka bërë të ditur se numri i vdekjeve nga shpërthimi në Beirut është rritur në 163 pasi pesë trupa të...

Zhduket 15 vjecarja në Vlorë.

Një baba kërkon vajzën e tij të zhdukur prej tre ditësh. E mitura u shpall e humbur pasi që prej së enjtes...

Bilanci i COVID-19: 3 mijë e 862 raste aktive në Kosovë

Që nga 13 marsi i këtij viti, 9 mijë e 492 persona në Kosovë janë infektuar me virusin korona dhe u shëruan...

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Koordinatorin Rezident të OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin në Shqipëri, Brian Williams.

Në një postim ne facebook, Meta shkruan se duke ju referuar faktit se ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të KB, që përkon edhe me 65-vjetorin e pranimit të Shqipërisë në OKB, sugjerova për të punuar së bashku për një kalendar aktivitetesh, jo vetëm për të përkujtuar këto ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë një bilanc të bashkëpunimit të shkëlqyer të Shqipërisë me OKB-në.

“Ndamë të njëjtat vlerësime se mirëqeverisja dhe sundimi i ligjit; zhvillimi i një ekonomie gjithëpërfshirëse dhe e gjelbër; dhe investimi në kapitalin njerëzor duhet të mbeten prioritete kryesore të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për Shqipërinë.” -shkruan Meta në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Prita sot Koordinatorin Rezident të OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin në Shqipëri, z.Brian Ëilliams, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vendin tonë.
E falenderova për bashëpunimin dhe asistencën që agjencitë e OKB-së në Shqipëri kanë dhënë nën koordinimin dhe drejtimin e tij në fusha të rëndësishme të jetës ekonomike e sociale të vendit.
Vlerësova reformat e guximshme të ndërmarra në Sistemin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin, me qëllim ofrimin e një asistence më efektive, me më pak burokraci dhe me më shumë fokus tek njerëzit, si dhe implementimin e tyre me sukses edhe në vendin tonë.
Theksova rëndësinë e përshpejtimit të arritjeve të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 për Shqipërinë, që përputhen edhe me objektivin tonë strategjik për integrimin në BE.
Ndamë të njëjtat vlerësime se mirëqeverisja dhe sundimi i ligjit; zhvillimi i një ekonomie gjithëpërfshirëse dhe e gjelbër; dhe investimi në kapitalin njerëzor duhet të mbeten prioritete kryesore të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për Shqipërinë.
Shpreha mirënjohjen për rolin e Agjencive të KB në Shqipëri në promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe ofrimin e mbështetjes për institucionet shqiptare në zbatimin e rekomandimeve të organizmave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Vlerësova gjithashtu synimin për rritjen e investimeve për mbrojtjen sociale.
Në mënyrë të veçantë falenderova Koordinatorin Rezident, z.Ëilliams, si dhe të gjitha agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për mbështetjen ndaj institucioneve shqiptare dhe shtresave të ndryshme të prekura të popullatës në luftën kundër COVID-19.
Duke ju referuar faktit se ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të KB, që përkon edhe me 65-vjetorin e pranimit të Shqipërisë në OKB, sugjerova për të punuar së bashku për një kalendar aktivitetesh, jo vetëm për të përkujtuar këto ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë një bilanc të bashkëpunimit të shkëlqyer të Shqipërisë me OKB-në.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Liderja opozitare në Bjellorusi largohet nga vendi

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanouskaya, ka udhëtuar në Lituani dhe është e sigurt, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas...

Kryeparlamentari i Marokut: Liga Arabe ka nevojë për reforma rrënjësore

Kryetari i Parlamentit të Marokut, El-Habib el-Maliki, tha se Liga Arabe ka nevojë për reforma gjithëpërfshirëse. Në një intervistë...

Krujë: Dogji furrën për prodhimit e gëlqeres, procedohet penalisht 49-vjeçari

Një 49 vjeçar, banues në fshatin Burizanë, Krujë është proceduar penalisht për për veprën penale “Ndotja e ajrit”. Policia...

Turqia do t’i vazhdojë aktivitetet sizmike në Mesdheun Lindor

Turqia është vendosur të lëshojë një licencë për sondime në pjesën perëndimore të shelfit të saj kontinental në rajonin e Mesdheut Lindor,...

‘Ka ende shpresë’, OBSH: Ta shtypim virusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë, insistoi të hënën se ka ende shpresë për ta mundur pandeminë e koronavirusit, pavarësisht dhimbjes dhe vuajtjeve që...