Meta takon Xhaferin: Shqiptarët, rol kyç në Maqedoninë Veriore

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka qenë sot në Maqedoninë Veriore.

Në kuadër të takimeve të tij me liderë politikë në vendin fqinj, Meta ka zhvilluar një takim edhe me kreun e Kuvendit të Maqedonisë Veriore Talat Xhaferi. Meta u shpreh se falënderon Xhaferin për rolin e tij gjithëpërfshirës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut duke garantuar të drejtat e opozitës dhe pjesëmarrjen e plotë të saj në jetën institucionale dhe demokratike të vendit.

Kreu i Shtetit shqiptar tha se shqiptarët kanë luajtur dhe do të luajnë rol pozitiv në proceset integruese të Maqedonisë Veriore.

Mesazhi i presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi. E falënderova për rolin kyç të shqiptarëve për garantimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut, që u shpreh qartë edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Vlerësova edhe drejtimin e tij gjithëpërfshirës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut duke garantuar të drejtat e opozitës dhe pjesëmarrjen e plotë të saj në jetën institucionale dhe demokratike të vendit.?????

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit