Mijëra sirianë janë kthyer në rajonet e çliruara

Mos i humb

Mijëra sirianë janë kthyer në rajonet e çliruara nga terrorizmi në Siri pas operacioneve ushtarake turke “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të cilët kërkuan të mos emërohen për shkak të kufizimeve për të folur në media, rreth 190.000 sirianë janë kthyer vullnetarisht.

Sipas zyrtarëve, Turqia mbështet kthimin e sirianëve në rajonet paqësore dhe të qëndrueshme,.

Turqia më 20 janar filloi operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini. Më 18 mars, trupat turke dhe Ushtria e Lirë Siriane çliruan qendrën e qarkut të Afrinit.

Sipas ushtrisë turke që nga fillimi i operacionit, gjithsej 4.546 terroristë janë neutralizuar.

Ushtria turke dhe Ushtria e Lirë Siriane vazhdojnë të spastrojnë aktivitete të qarta në Afrin, duke u kujdesur maksimalisht për sigurinë e civilëve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit