Ministri francez: Ndikimi i grevave ndaj ekonomisë do të jetë i kufizuar

Mos i humb

Transporti publik: Veliaj na premtoi heqje taksash, pastaj na solli zarfin

Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka dalë në një konferencë për media këtë të enjte, duke i kërkuar Bashkisë së Tiranës të heqë...

Gjykata turke i heq statusin muze, Shën Sofia e famshme në Stamboll do të kthehet në xhami

Një gjykatë turke ka anuluar statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll, një vend kulturor me famë botërore, duke bërë të mundur...

Maqedoni e Veriut, fillon votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të mërkurën i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për përbërjen e...

Francë, shkon në 29.965 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Francë ka shkuar në 29.965 Në 24 orët e fundit, në Francë janë...

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire tha se grevat e nisura kundër reformës së pensioneve dhe të cilat vazhdojnë që prej 41 ditësh do të kenë ndikim të kufizuar në ekonominë e vendit.

Në një deklaratë për kanalin “CNews”, lidhur me reformën e pensioneve që ka shkaktuar greva dhe prostesta në vend, Le Maire ka mbrojtur idenë e tij se reforma e pensioneve do të sjellë një sistem të drejtë. Ai kritikoi ata që janë kundër reformës duke shtuar se sindikatat duhet të arrijnë një dakordim me qeverinë.

“Ndikimi i grevave ndaj ekonomisë së vendit do të jetë i kufizuar”, tha Le Marie duke mbrojtur idenë se ekonomia e vendit të tij është e fortë dhe ka kapacitetin për të kapërcyer këtë krizë.

Sipas lajmeve në shtypin francez, restorantet dhe hotelet në Paris kanë pësuar një dëm prej rreth 740 milionë euro për shkak të grevave.

Grevat gjithashtu shkaktojnë një dëm prej 20 milionë euro në ditë ndaj Kompanisë Kombëtare Hekurudhore të Francës (SNCF), ndërsa humbjet totale të kompanisë deri më tani kanë arritur në 820 milionë euro.

Reagimet ndaj reformës së pensioneve

Grevat që kanë filluar në Francë kundër reformës së pensioneve të qeverisë së presidentit Emmanuel Macron vazhdojnë në ditën e tyre të 41-të. Me ndërprerjet serioze në shërbimet publike, të shëndetësisë dhe transportit, ato paralizojnë jetën e përditshme në vend.

Që nga 5 dhjetori e deri më tani në ditë të ndryshme në të gjithë vendin dhe kryesisht në Paris janë zhvilluar shumë protesta kundër reformës. Gjatë prostestave të cilat herë herë shdërrohen në dhunë janë plagosur edhe fotoreporterët e AA-së, Mustafa Yalçın dhe Dursun Aydemir si pasojë e ndërhyrjes së policisë.

Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka deklaruar tërheqje të përkohshme nga zbatimi i reformës së pensioneve e cila parashikon që punëtorët të përfitojnë pension të plotë në moshën 64 vjeçare.

Ndërkohë që qeveria e Macronit insiston për zbatimin e reformës, sindikatat kërkojnë tërheqjen e reformës.

Sindikatat në vend kanë bërë thirrje për zhvillimin e protestave në të gjithë vendin më 16 janar kundër reformës së pensioneve.

Sipas një sondazhi të zhvilluar kohët e fundit, 75 për qind e francezëve duan tërheqjen ose ndryshimin e reformës.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

BE: Nisni vaksnimin për gripin sezonal që tani në verë

Komision Europian ka këshilluar vendet anëtare të BE të nisin sa më shpejt vaksinimin për gripin sezonal të vjeshtës që tani në...

Me më shumë se 13 milion të infektuar në të gjithë botën, Amerika po mbyllet përsëri

Numri i rasteve të raportuara të infeksionit me koronavirus në botë tejkaloi 13 milion. Në vetëm pesë ditë, nga 8 korriku deri...

Në Rusi regjistrohen mbi 746 mijë raste infeksioni dhe më shumë se 11700 viktima Covid

Numri i rasteve me koronavirus deri më tani në Rusi është rritur në 746.369 ndërsa ai i të vdekurve në 11.770.

Iran, 199 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Me 199 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 13.410 numri...

Kinë: Në ashensor gruaja pa simptoma Covid infekton 71 persona në 60 sekonda

Një grua asimptomatike në ashensor arriti të infektonte rreth shtatëdhjetë njerëz. Gruaja ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara dhe...