Mustafa: Hyseni po i bën qejfin Haradinajt, LDK nuk pajtohet me të!

Mos i humb

Ish ministri i Jashtëm në Qeverinë Mustafa, Skender Hyseni, po ia bënë qejfin Ramush Haradinajt me deklaratat e tij se një rrëzim i mundshëm i qeverisë është hendikep për Kosovës. Kështu tha, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në takimin që e pati me anëtarët e saj.

“Nuk pajtona me atë deklaratë si kryetar i LDK dhe po ashtu mund të them se nuk pajtohet as LDK. Asnjë  hendikep nuk është për Kosovën nëse rrëzohet një qeveri që i ka mbi  80 zv. ministra…Në çfarë konteksti e ka thënë nuk mundem ta di… “, tha Mustafa.

Ditë më parë, zyrtari i LDK-së, kishte thënë se është kundër zgjedhjeve të reja parlamentare në këtë kohë, për shkak të proceseve në të cilat ndodhet Kosova.

“Rrëzimi i Qeverisë Haradinaj do ta hendikeponte shumë Kosovën në këtë stad. Sot në Kosovë nuk mund të rrëzosh asnjë qeveri pa votën e Listës Serbe. Dikush mund të polemizonte me mua se të tjerët rrëzuan Qeverinë Mustafa me votën e Listës Serbe, dhe kjo është e saktë. Por, partitë politike janë të ndryshme për të bërë ndryshime. Ne nuk mund të pretendojmë te jemi ndryshe nëse përdorim mekanizmat e njëjtë”, deklaroi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit