Mustafa pret në takim lamtumirës O’Connell, flasin për situatën politike në Kosovë

Mos i humb

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Ruairí O’Connell.

O’Connell e uroi mbylljen e procesit zgjedhor në LDK dhe uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen e tij në krye të LDK-së.

Mustafa e njoftoi Ambasadorin O’Connell për qëndrimin e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë. Po ashtu falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në veçanti në luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik, politik dhe arsimor.

Të pranishëm në këtë takim ishin Agim Veliu, Ismet Beqiri, Besian Mustafa dhe Bajram Gecaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit