NATO publikoi videoklip mbështetës për Turqinë

Mos i humb

NATO publikoi një videoklip që tregon kontributin e Turqisë në aleancë, (AA).

Në videoklipin e publikuar në llogarinë zyrtare të NATO-s në Twitter, pilotja turke ushtarake Esra Özatay flet mbi kontributet e Turqisë në aleancë.

“NATO është një familje e përbërë nga vlera të përbashkëta. Jemi bashkë me aleatët tanë për paqe dhe stabilitet. Turqia është NATO. Ne jemi NATO”, ishin fjalët me të cilën u publikua videoklipi, ku morën pjesë pamje nga forcat e sigurisë turke.

“Si aleatë jemi duke ndarë vlerat e përbashkëta. Veprojmë së bashku për të mbrojtur edhe këto vlera edhe njëri-tjetrin. Mbështetja jonë ndaj NATO-s daton në vitin 1952 kur Turqia iu bashkua aleancës. Jemi një ndër vendet që më së shumti kemi dhënë kontribute në detyrat dhe operacionet e NATO-s”, tha Özatay duke shtuar se ndjehen krenarë se pilotja e parë e NATO-s, Leman Bozkurt Altınçekiç, është turke.

Në videoklip gjithashtu tërhiqet vëmendja se çdo anëtar i NATO-s ka të drejtë fjale të barabartë, vendimet merren së bashku dhe se “Bashkë jemi më fuqishëm dhe më të sigurtë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit