Natyralizohen 79 persona në Gjermani, në vendin e tretë kosovarët

Mos i humb

Rrethi i Rhein-Sieg-Kreis (Gjermani) ka natyralizuar 79 persona. 46 gra dhe 31 burra si dhe dy fëmijë, shkruan “focus.de.” Pasaportat e reja janë dhënë nga këshilltari i komunës, Sebastian Schuster.

“Kjo ditë është e jashtëzakonshme për ju, me siguri do ta kujtoni për mirë gjatë gjithë jetës”, tha Sebastian Schuster.

Numri më i madh i të natyralizuarve vijnë nga Turqia me nëntë sosh, më pas vijnë grekët (7) dhe nga Republika e Kosovës (6). Interesante se mes të natyralizuarve janë edhe tre britanikë, tre italianë dhe dy spanjollë. Nga Maqedonia ka pasur vetëm një të natyralizuar.

19 prej 79 gjermanëve të rinj, kishin lindur në Gjermani./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit