Në ishullin Akdamar do të transportohet “ujë i pijshëm” nën liqen

Mos i humb

Me linjën me një gjatësi prej 3,8 km që do të kalojë nën liqen nga rajoni Gevaş i qytetit Van të Turqisë e deri në ishullin Akdamar synohet që të dërgohet ujë i ëmbël (ujë i pijshëm) për ishullin.

Bashkia e qytetit Van ka marrë përsipër këtë detyrë nga Ministria e Brendshme dhe po vendos në zbatim projektin “për dërgimin e ujit të pijshëm në ishullin Akdamar”, i cili në rajonin Gevaş ishte emërtuar si “projekti ëndërr”.

Në kuadër të projektit të përgatitur nga Administrata e Ujësjellës Kanalizimeve (VASKİ) e bashkisë në qytetin Van, theksohet se nëpërmjet kësaj linje e cila shtrihet 3.8 km në liqen nga rajoni Gevas do të furnizohet me ujë të pijshëm ishulli Akdamar.

Kryetari i bashkisë Gevas, Sinan Hakan, në një deklaratë për AA, duke shprehur lumturinë për këtë projekt dhe duke vënë theksin se ishulli Akdamar është një prej vlerave më të rëndësishme të qytetit Van, tha se “Uji i burimit që del nga mali Artos do të transportohet në ishull. Ky është një projekt i pabesueshëm për rajonin Gevas”.

“Kjo punë duhej të bëhej nga Administrata e Ujësjellës Kanalizimeve (VASKİ) nëpërmjet bashkisë. Duhej të ishte një projekt në interes të më shumë se një institucioni për shkak se ndodhet në statusin e mbrojtjes edhe në statusin muze. Në kohën kur prefekti ynë Murat Zorluoğlu erdhi për herë të parë në Van ai vizitoi rajonin Gevaş. Edhe ne ia shpjeguam këtë temë atij. Prefekti u interesua seriozisht për këtë duke e pranuar dhe duke e gjetur të logjikshme këtë”, u shpreh Hakan, i cili duke bërë të ditur se për herë të parë projekti është diskutuar në vitin 2014, ka theksuar se këtë vit presin që ishullin ta vizitojnë 150 mijë persona.

– Synohet që ishulli të shpëtohet nga thatësira

Ai ka treguar se në ishull ndodhen pemë bajame, duke shtuar se “Pjesën më të madhe të gjelbërimit këtu e përbëjnë pemët e bajameve. Ka pemë endemike shekullore, ku shumica e tyre janë mbjellë para Republikës. Në vitet e fundit kemi parë edhe manifestimin e ndryshimeve klimatike globale këtu. Ka një thatësirë serioze dhe jemi dëshmitarë të kësaj në 10 vitet e fundit. Nëse nuk marrim masa, do të përballemi me shkretëtirëzimin e ishullit Akdamar. Ky projekt është veçanërisht i rëndësishëm për të shpëtuar pemët e bajameve dhe për faktin që gjatë 12 muajve këtu ka gjelbërim dhe që turistët të vijnë në një vend më të mirë”.

Hakan gjithashtu ka shtuar se pasi i kanë shpjeguar për projektin për dërgimin e ujit nën liqen, prefekti Zorluoğlu ka theksuar se “Ne jemi në vend që i kemi dërguar ujë Qipros”.

Duke shpjeguar se kanë kaluar në veprim pas këtij takimi me prefektin, Hakan tha se “Në etapën e parë u krye një punim shkencor. Sepse mes brigjeve ka një distancë prej 3.8 km dhe një thellësi 80-90 metrash. Krahas kësaj ka edhe rryma. Pra nuk mjafton vetëm vendosja e një linje. Për këtë duhet të kryheshin punime shkencore dhe nga fusha e inxhinierisë. Nën ujë do të kalojë vetëm linja prej 3.8 km, ku përveç kësaj do të kryhet edhe një punim prej 10 km”.

Nga projekti krahas ishullit do të përfitojnë edhe shumë lagje që kanë nevojë për ujë në breg dhe se projekti do të ofrojë një kontribut të rëndësishëm jo vetëm për qytetin Van dhe rajonin Gevaş, por edhe për turizmin e Turqisë, ka nënvizuar Hakan, duke theksuar se “Ky ishte një projekt ëndërr. Ndërsa në pikëpamjen e punimeve bashkiake ishte një revolucion”. /Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit