Në Shkup organizohet aktivitet me rastin e 23 Prillit

Mos i humb

Me rastin e festës së Turqisë 23 Prilli, Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve, në shkollën fillore në gjuhën turke Tefejuz në Shkup u organizua një panair.

Fëmijët e kësaj shkolle kishin për qëllim që përmes shitjes së ushqimeve dhe pijeve të ndryshme të përgatitur nga prindërit e tyre të përfitojnë të ardhura për të ofruar kontribut për shkollën.

Në panair morën pjesë ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tulin Erkal Kara, zëvendësambasadori Murat Sümer, koordinatori i TIKA-s në Shkup, Aytekin Ayden, punonjësit e ambasadës, përfaqësuesit e institucioneve dhe të organizatave turke në vend, një grup i nxënësve nga qyteti Erzurum i Turqisë, si dhe qindra nxënës, mësimdhënës dhe prindër të nxënësve të shkollës.

Ambasadorja turke në Shkup shprehu urime me rastin e Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve.

Ajo rikujtoi se shkolla Tefejuz ofron arsim në gjuhën turke që prej 133 vitesh dhe se 900 nxënës i vijojnë mësimet në këtë shkollë, duke shtuar që dëshirë e tyre është që numri i nxënësve të rritet.

“Puna më e madhe, kontributi më i madh në edukimin e këtyre fëmijëve të bukur është ajo e mësimdhënësve tanë të vlefshëm. Andaj, ne duam që mësimdhënësit këtu ta dinë se ne gjithnjë do të jemi pranë tyre. Bota zbukurohet me fëmijë. Uroj që çdo ditë e jona të kalojë e bukur dhe e ëmbël sikur dita e fëmijëve, pasi kur ka fëmijë, nuk ka asnjë brengë në botë”, tha Kara.

Ndërkaq, drejtori i Shkollës Fillore Tefejuz, Osman Emin, tha se përpiqen që festat shtetërore turke t’i festojnë në mënyrën më të mirë, duke falënderuar ambasadoren Kara për mbështetjen.

“Ndoshta ne nuk arrijmë të organizojmë programe dhe festivale madhështore për nga aspekti i buxhetit, por qëllimi ynë të takohen fëmijët, prindërit, mësimdhënësit dhe kryesia dhe të ofrojnë mbështetje për shkollën, si dhe të ngrisim marrëdhëniet mësimdhënës-nxënës në nivelin më të lartë”, tha Emin.

Osman po ashtu paralajmëroi se kjo shkollë pas 15 vitesh do të ketë një kabinet të ri dhe modern të informatikës, duke shtuar se, “Me këtë rast, dëshirojmë të falenderojmë edhe një herë zotëri Aytekinin”.

Festa shtetërore e Sovranitetit Kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve në Turqi festohet më 23 prill, në ditën kur në vitin 1920 u hap Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë. Në këtë ditë në vitin 1924, u vendos që data e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor të shënohet si festë kombëtare. Më 23 prill 1929, kjo festë iu është dhuruar fëmijëve. Që nga viti 1929 festohet si Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe në të njëjtën kohë si Dita e Fëmijëve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit