Në ujërat e Libisë shpëtohen 237 migrantë

Mos i humb

Pjesëtarët e marinës, që vepron në kuadër të qeverisë për Unitet Kombëtar në Libi, kanë shpëtuar nga mbytja 237 migrantë të cilët lundronin në ujërat në afërsi qytetit perëndimor Ez Zavija.

Në njoftimin e Marinës libiane, thuhet se forcat e saj kanë shpëtuar nga mbytja 237 migrantë të cilët kanë qenë duke lundruar me dy varka, nga të cilët 44 gra dhe shtatë fëmijë.

Në kumtesë theksohet më tej se pas shpëtimit, migrantët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, për të shtuar se bëhet fjalë për migrantë ilegalë nga shtetet e Afrikës, në përjashtim të dy migrantëve të cilët janë shtetas të Bangladeshit.

Bregdeti verior libian është rruga kryesore nëpër të cilën kalojnë migrantët ilegalë të cilët synojnë Italinë. Si e tillë u shndërrua në vitin 2011, atëherë kur Libia u përball me një krizë të thellë politike nga e cila akoma nuk ka dalë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit