Nënshkruhet marrëveshja prej 1 milion euro për ndërtimin e autostradës Kijevë-Zahaq

Mos i humb

Nënshkruhet marrëveshja për grant i projektetit për ndërtimin e autostradës Kijevë-Zahaq nga ministri  i Financave, Bedri Hamza, dhe udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime, Matteo Rivellini.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se ky është një grant prej 1 milion euro dhe janë para pa kthim të cilat vijnë nga taksapaguesit evropianë.

“Këtë vit marrëveshjen e parë financiare po e nënshkruajmë me një institucion kredibil e të rëndësishëm për bashkëpunim dhe zhvillimin ekonomik për Kosovën si Banka për Investime Evropiane. Marrëveshja është në 1 milion euro është grant kontribut financim pa kthim para falas për Kosovën. Dua të falënderoj Bankën Evropiane për Investime dhe taksapaguesit evropian që me taksat e tyre po kontribuojnë në ekonominë e Kosovës. Marrëveshja ka të bëj me përkrahjen e Ministrisë së Infrastrukturës për projektin e rrugës Prishtinë-Pejë konstruksioni financiar për këtë projekt është i siguruar”, tha Hamza.

Ai njoftoj se këtë vit presin që të startoj ekzekutimi i projektit që janë rezultat i partneritetit me bankën.

“Jemi në fazë të avancuar të negocimit për marrëveshje të reja me këtë bankë dhe partnerë tjerë për projekte të tjera për trajtimin e ujërave të zeza dy projekte të mëdha në proces janë Gjilani, Mitrovica dhe po bisedojmë për financim në shëndetësi për pajisje të spitaleve me pajisjet më moderne“, tha ai.

Udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime, Matteo Rivellini tha se ky grant ka për qëllim të bëj projekte cilësore dhe me standarde evropiane.

“Ky grant prej 1 milionësh është i rëndësishëm për 3 arsye e para sepse është donacion nga banka e BE-së dhe ka për qëllim të siguroj se ky implementim do bëhet në standardet më të mirë evropiane dhe ky projekt financohet nga kjo bankë që mundëson projektet e infrastrukturës që vendet e ndryshme t’i përballojnë problemet klimatike. Arsyeja e fundit është se ky fondacion vjen mbi disa financime që vijnë në këtë projekt dhe dua t’i përmend që janë në kuadër të kornizës së investimeve janë përcaktuar 3.2 milionë një grant tjetër dhe vitin e kaluar banka ka nënshkruar 80 milionë që shkon në dobi të këtij projekti”, tha ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit