Nëse dëgjimi ju dobësohet gradualisht, atëherë kërcënoheni nga ky rrezik!

Mos i humb

Në periudhën 2007-2015, shkencëtarët amerikanë kanë monitoruar 272,000 të rritur në të gjithë SHBA-në, të cilët në pyetësor janë përgjigjur nëse ata kishin pësuar një dëmtim të pavullnetshëm gjatë tre muajve të fundit.

Bazuar në këto rezultate, ata llogaritën se nga 232 milionë amerikanë, rreth 6.6 milionë prej tyre kanë pësuar lëndime aksidentale çdo vit. Krahasuar me njerëz që e përshkruan dëgjimin e tyre si të shkëlqyeshëm, ata që raportuan më pak probleme dëgjimi kishin 60 për qind shans më të madh për lëndime të pavullnetshme.

Njerëzit me vështirësi të dëgjimit të moderuar kishin 70 për qind më shumë mundësi lëndimi. Në rastin e të anketuarve që u ankuan për vështirësi dëgjimi, 90 për qind kishin më shumë gjasa të përjetonin lëndime të paparashikuara.

“Dëgjimi është shqisë e veçantë dhe një nga detyrat e tij primare është të shërbejë si një sistem paralajmërues,” thotë shefi hulumtues Nil Batacharya nga Shkolla Mjekësore e Harvardit dhe Spitali Brigham And Women në Boston.

“Kur njerëzit humbasin dëgjimin, ata kanë më pak shanse për të dëgjuar shenjat paralajmëruese, për shembull, biçikletat ose motoçikletat që iu afrohen atyre. Ata kanë më pak gjasa të dëgjojnë dikë që thërret që të largohen nëse topi shkon në drejtim të tyre, ose edhe të dëgjojnë borinë e veturës”, thotë ai. Lëndimet e pavullnetshme janë ndër shkaqet kryesore të paaftësisë dhe vdekjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Miliona njerëz, për shkak të tyre, trajtohen çdo vit në spital. Hulumtimet e mëparshme kanë ndërlidhur problemet shëndetësore dhe dëmtimin e dëgjimit, duke përfshirë çrregullimet e dëgjimit dhe të shikimit, me dëmtimet e pavullnetshme, sidomos në mesin e të moshuarve, thonë hulumtuesit.

Deri më tani, megjithatë, nuk ishte e qartë se sa çrregullime të dëgjimit lidhen drejtpërdrejt me lëndimet. Nga subjektet e mbuluara nga ky studim, 16 për qind e të rriturve raportuan disa probleme dëgjimi dhe rreth tre për qind kishin lëndimet të pavullnetshme, pavarësisht asaj se sa mirë kishin dëgjuar.

Shkencëtarët jo vetëm që kanë studiuar shkallën e humbjes së dëgjimit te personat e lënduar, por edhe atë se çfarë ishin duke punuar derisa ishin lënduar. Është dëshmuar se dëgjimi i dëmtuar ndikon në rreziqet nga lëndimet në vozitje, gjatë punës dhe aktiviteteve rekreative-sportive./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit